"Mollëkuqet" e Gjilanit shkëlqejnë në Bjellorusi, Edisa Ahmedi nga Presheva triumfon
Lokale

"Mollëkuqet" e Gjilanit shkëlqejnë në Bjellorusi, Edisa Ahmedi nga Presheva triumfon

15.Apr.2018 20:03
0
Drejtuesja e Qendrës Kulturore "Mollëkuqet", Arta Haziri "“ Nuhiu ka bërë me dije se kanë arritur rezultate të mira, një sukses shumë të madh në Festivalin ndërkombëtar të muzikës "Lemari", ku ajo po merr pjesë me katër talentet nga Gjilani, Edisa Ahmedi, Ilda Nuhiu, Valenta Selimi dhe Yllka Dema.

Drejtoresha ”, Arta Haziri – Nuhiu tha se sot në Minsk të Bjellorusisë, u mbajt finalja ku edhe, përmes tyre, u prezantua Kosova , duke arritur të korrim sukses shumë të madh.

“Prej 132 garuesve që ishin pjesëmarrës nga 15 shtete të ndryshme të botës, Qendra Kulturore Artistike ” Mollëkuqet” arriti të ketë sukses shumë të madh ku Edisa Ahmedi zuri vendin e dytë nga të gjitha kategoritë prej moshës 5 vjeçare deri në moshën 18 vjeçare Po ashtu, në kategorinë e njëjtë me vendin e tretë u shpërblye Ilda Nuhiu në të gjitha kategoritë, Yllka Dema në kategorinë e saj prej moshës 12-14 vjeçare zuri vendin e dytë, Valenta Selimi në kategorinë 10- 11 vjeçare zuri vendin e dytë”, ka bërë të ditur Arta Haziri – Nuhiu.

Sipas saj, duke e pasur një garë shumë të fortë nga shtetet prezentë si Kina, Ukraina, Bjellorusia.., Kosova si një shtet i vogël arriti t’i ketë shpërblimet më të mëdha. “Kurse unë u shpërbleva me diplomë si juria më korrekte e festivalit dhe më besuan ndarjen e çmimit për kategorinë- Vokali Akademik”, ka thënë ajo.

Arta Haziri- Nuhiu bëri me dije edhe se duke treguar punën, përkushtimin dhe talentin tonë, janë ftuar 15 shtete që ishin prezentë që të vijnë dhe të e nderojnë me prezencën e tyre Festivalin “Mollëkuqet”, që mbahet në Kosovë dhe se me dëshirën më të madhe kanë pranuan ftesën.

“Po ashtu duke treguar sukses nuk munguan edhe ftesat për Festivalet e ndryshme si në Ukrainë, Bjellorusi dhe vende të tjera. Jam shumë e lumtur që arritëm të kemi sukses dhe të përfaqësojmë Kosovën denjësisht ashtu edhe siç kemi bërë deri tani. Shpresojmë që edhe herëve tjera të kemi sukses edhe më kulminant. Dhe në fund desha të falënderoj Elenën, drejtoreshën e festivalit Lemari, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe sponsorët artdashës Hajrush Azemi dhe Femi Fetahun, po ashtu edhe butikun Queen’S fashion”, ka thënë Arta Haziri- Nuhiu./2lonline.com/

Kryetari i Bujanocit Kamberi anashkalohet në punimet e autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul
Xheljadin Etemi nga Presheva, rizgjidhet këshilltar në Adliswil të Zvicrës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration