Aktorë e regjisorë në Tiranë protestojnë kundër ndërhyrjes së politikës

Nga RedaksiaR 14.02.2018 08:37

“Do të bëjmë kërkesë në Parlament për amendament ku të thuhet që lidershipi nuk emërohet, por zgjidhet nga komunitetit”

Aktorët shqiptarë kanë protestuar në ambientet e Teatrit Kombëtar në Tiranë, duke thënë se ministria nuk e kupton se çfarë është artisti.

“Refleksionet nga qeveria e ministria duket që janë të vakëta, të mos themi të ftohta. Këtu nuk e kuptojnë në thelb çfarë është artisti. Ky është vlerësimi që i bën shteti shqiptar këtyre artistëve. Neve na fusin në vrimën e miut, atje në hidrocentral, se hajdutët nuk na lënë lekë”, thotë aktori Bujar Asqeriu.

Ndërsa Stefan Çapaliku ka kërkuar që zgjedhja e lidershipit të institucioneve kombëtare kulturore  të ndryshojë. Ai ka thënë se politika ka kontroll mbi teatrin, duke e quajtur këtë absurd të madh. “Do të bëjmë kërkesë në Parlament për amendament ku të thuhet që lidershipi nuk emërohet, por zgjidhet nga komunitetit”, tha Stefan Çapaliku.

Ndërsa regjisori Altin Basha thotë se artistët nuk lejohen të hyjnë në sallën e teatrit për të mbajtur deklaratë. Basha ka kërkuar që ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, t’i vizitojë ata në teatër. Kjo përgjigje u bë pasi ministrja i ftoi ata në një takim për të mërkurën.

 

Nga RedaksiaR 14.02.2018 08:37
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.