Gara me makineritë

Nga Redaksia 26.12.2017 10:22

Ekonomistët kanë besuar gjithmonë se dallgët e mëparshme të shkatërrimit të vendeve të punës kanë sjellë një ekuilibër mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës

Pakësimi i ankthit mbi robotikën është bërë shqetësimi kryesor i apologjeve të bizneseve. Arsyetimi i logjikshëm – dhe aspak i çmendur – të thotë se sa më shumë vende pune automatizohen, aq më pak vende pune do të ketë për të kryer njerëzit. Shembulli kryesor është makina pa shofer. Nëse makinat mund të drejtohen vetë, çfarë do të ndodhë me shoferët, taksistët e me radhë?

Teoria ekonomike na thotë ne se shqetësimet tona janë të pabaza. Nëse punëtorëve u vihen në dispozicion makineri, kjo rrit prodhimin e tyre për çdo orë që ata punojnë. Pas kësaj ata kanë një zgjidhje të lakmueshme: të punojnë më pak për të njëjtën pagë si më parë, ose të punojnë të njëjtin numër orësh për më shumë pagesë. Dhe ndërsa kostoja e mallrave ekzistuese bien, konsumatorët do të kenë më shumë para për të shpenzuar për më shumë mallra të njëjtë apo të ndryshëm. Sido që të jetë, nuk ka arsye për të pritur një humbje neto të vendeve të punës për njerëzit – dhe asgjë veç përmirësim të vazhdueshëm në standardet e jetesës.

Historia sugjeron pikërisht këtë. Por përgjatë 200 viteve të fundit, produktiviteti ka qenë në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në Perëndim. Njerëzit që jetojnë në Perëndim kanë zgjedhur njëkohësisht më shumë kohë të lirë dhe të ardhura më të larta. Orët e punës janë përgjysmuar në vendet e pasura që nga viti 1870, ndërsa të ardhurat reale për frymë janë rritur me një faktor pesë.

Sa shumë vende aktuale pune janë “të rrezikuara” nga robotët? Sipas një raporti të paçmueshëm nga Instituti Botëror McKinsey, rreth 50 për qind të kohës së shpenzuar në aktivitete të punës njerëzore në ekonominë botërore mundet që teorikisht të automatizohen, megjithëse tendencat aktuale sugjerojnë se maksimalisht 30 për qind e tyre do të automatizohen deri në vitin 2030, në varësi kryesisht të shpejtësisë së adaptimit të teknologjisë së re. Pika e mesme e parashikimit të raportit është: Gjermania, 24%, Japonia, 26%; Shtetet e Bashkuara, 23%; Kina, 16%; India, 9%; dhe Meksika, 13%. Nga viti 2030, vlerëson instituti, 400-800 milionë individë do të duhet të gjejnë profesione të reja, disa prej të cilave nuk ekzistojnë ende.

Kjo shkallë zhvendosjeje vendesh pune nuk është shumë e ndryshme nga ato të periudhave të mëparshme. Një arsye se pse automatizimi është kaq frikësues sot është se e ardhmja ishte më pak e njohur në të shkuarën: ne nuk kishim të dhëna për parashikime alarmuese. Arsyeja më e thellë është që automatizimi aktual paraqet një të ardhme në të cilën makinat ka gjasa do të zëvendësojnë njerëzit në shumë sfera të punës për të cilat mendohej se vetëm ne mund ta bënim punën.

Ekonomistët kanë besuar gjithmonë se dallgët e mëparshme të shkatërrimit të vendeve të punës kanë sjellë një ekuilibër mes ofertës dhe kërkesës në tregun e punës në një nivel më të lartë si të punësimit ashtu edhe të të ardhurave. Por nëse robotët mundet me të vërtetë të zëvendësojnë, dhe jo thjeshtë të mënjanojnë njerëzit, është e vështirë të shihet një pikë ekuilibri deri sa vetë raca njerëzore të bëhet e tepërt.

Raporti i institutit e hedh poshtë një konfuzion të tillë të zymtë. Në terma afatgjatë, ekonomia mund të përshtatet për të ofruar punë të kënaqshme për çdokënd që dëshiron të punojë. “Për shoqërinë si të tërë, makinat mund të marrin punët rutinë, të rrezikshme apo të pista, dhe mund të na lejojnë ne të përdorim talentet e brendshme njerëzore më shumë dhe të shijojmë më shumë kohë të lirë.”

Kjo është më e mira që mund të gjesh në ekonomiksin e biznesit. Megjithatë ka disa boshllëqe serioze në këtë argument.

Shqetësimet e para janë gjatësia dhe përmasat e tranzicionit nga ekonomia e njerëzve te ekonomia e automatizuar. Këtu, e shkuara mund të jetë një guidë më pak e besueshme nga sa ne mendojmë, për shkak se hapi më i ngadaltë i ndryshimeve teknologjike bënte që zëvendësimi i punëve të ishte në të njëjtin hap me zhvendosjen e punëve. Sot, zhvendosja – dhe për rrjedhojë, ndërprerja – do të jenë shumë më të shpejta, për shkak se teknologjia po shpiket dhe shpërndahet shumë më shpejt. “Në ekonomitë e zhvilluara”, shkruan McKinsey, “të gjitha skenarët të çojnë në punësim të plotë nga viti 2030, por tranzicioni mund të përfshijë periudha me papunësi më të mëdha dhe ulje pagash,” në varësi të shpejtësisë së adaptimit të teknologjisë.

Kjo paraqet një dilemë për politikëbërësit. Sa më shpejt të prezantohet teknologjia e re, aq më shumë vende pune ajo do të gllabërojë dhe aq më shpejt do të realizohen përfitimet e premtuara. Raporti i institutit hedh poshtë përpjekjet për të kufizuar përmasat dhe ritmin e automatizimit, i cili mundet të “pengojë kontributet që këto teknologji kanë për dinamizmin e bizneseve dhe rritjen ekonomike.”

Duke parë këtë prioritet, përgjigjja kryesore në politika vjen automatikisht: investime masive, në shkallën e Planit Marshall,” në arsim dhe në trajnim të forcës së punës për t’u siguruar që njerëzit të mësojnë aftësitë e domosdoshme për t’i mundësuar atyre të përshtaten me tranzicionin.

Raporti njeh gjithashtu nevojën për t’u siguruar se “vendet e punës janë të lidhura me rritjen e produktivitetit, kështu që mirëqenia ndahet me të gjithë.” Por ai injoron faktin se përfitimet në produktivitet kohët e fundit janë marrë nga një minorancë e vogël. Për rrjedhojë, raporti i kushton vëmendje të paktë të asaj se si zgjidhja mes vendeve të punës dhe kohës së lirë premtuar nga ekonomistët mund të bëhen efektive për të gjithë.

Në fund është supozimi që shtjellohet në të gjithë raportin se automatizimi nuk është thjeshtë i dëshirueshëm, ai është i pakthyeshëm. Sapo ne të mësojmë për të bërë diçka në mënyrë më efikase (ose me kosto më të ulët), nuk ka mundësi për kthim pas. Pyetja e vetme e mbetur është se si njerëzit mund të përshtaten më mirë ndaj kërkesave për standarde më të larta efikasiteti.

Në mënyrë filozofike, kjo është e paqartë për shkak se ngatërron të bërit diçka në mënyrë më efikase me të bërit atë më mirë. Ajo përzien argumentin teknik me atë moral. Mbi botën që na premtohet ne nga apostujt e teknologjisë, është njëkohësisht e mundshme dhe e nevojshme të pyesim: a është kjo diçka e mirë?

Kjo është një botë në të cilën ne jemi të dënuar të bëjmë garë me makineritë për të prodhuar sasi më të mëdha mallrash konsumi. A është kjo një botë më e mirë? dhe nëse ne nuk mund të shpresojmë se do ta kontrollojmë këtë botë, cila është vlera e të qenit njeri? Këto pyetje mund të jenë jashtë raportit McKinsey por ato nuk duhet të jenë jashtë kufijve të diskutimeve publike./ Reporter

 

 

Nga Redaksia 26.12.2017 10:22
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.