Zaev-Mogherini: Plani për zgjerim të BE-së duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor

Nga Redaksia 06.12.2017 17:33

Kryeministri Zoran Zaev realizoi takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Moghereini.

Në takimin me Mogherini, në të cilën morë pjesë edhe Bujar Osmani, zv.kryeministër për çështje evropiane dhe Nikolla Dimitrov, ministër për punë të jashtme, kryeministri Zaev theksoi se përkushtimi dhe angazhimi personal i përfaqësuesve të lartë të institucioneve të BE-së, si dhe përkrahja institucionale të trupave të BE-së janë me rëndësi kyçe për përkrahje të përpjekjeve aktuale të Qeverisë së Maqedonisë.

 

Ai shtoi se janë investuar përpjekje të mëdha nga ana e Qeverisë dhe BE-së për ta kthyer Maqedoninë në rrugën e vërtetë dhe të krijohen ngjarje pozitive pas krizës politike në vend.

“Tani është koha t’i shfrytëzojmë gjithë këto përpjekje. Vazhdojmë me përkushtim të fuqishëm dhe vullnet të padiskutueshëm politik, edhe pse në plan të brendshëm kemi rrethana të caktuara politike”, tha Zaev, duke shtuar se shpreson që BE-ja do të shfaq vizion dhe do të sigurojë vendim për fillim të negociatave për anëtarësim gjatë gjysmës së parë të vitit 2018.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini tha se është i dukshëm përparimi që ka realizuar vendi për vetëm një vit dhe se ajo është shenjë e mirë sa i përket progresit në integrimet euro-atlantike, duke shtuar se muajt e parë të vitit 2018 do të jenë me rëndësi kyçe sa i përket hapjes së negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE./Telegrafi/

 

 

Nga Redaksia 06.12.2017 17:33
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.