Dje duhej të kishte natën e fundit, Festivali i Teatrit në Dibër përfundoi para kohe!

Nga RedaksiaR 08.11.2017 08:03

Festivali i “Teatrit Shqiptar në Maqedoni” i Dibrës i cili këtë vit kishte edicionin e 16-të dhe që duhej të përfundonte dje, më 6 nëntor, si pasojë e vështirësive financiare çmimet e Festivalit u dhanë më 4 nëntor. Kështu bëri të ditur për Portalb.mk, drejtori i Festivalit në fjalë, Ylber Nuredini.

“Festivali “Teatri Shqiptar në Maqedoni” i Dibrës, edicioni i 16-të, për shkak të vështirësive dhe rrethanave të krijuara nga administrata komunale e cila bllokoi hapësirat e akomodimit të trupave dhe pjesëmarrësve tjerë, u ndërpre pas përfundimit të shfaqjes së Teatrit të Tetovës, më 4 nëntor. Pas kësaj shfaqjeje edhe u ndanë çmimet e festivalit”, tha Nuredini.

Nuredini njoftoi se problemet me financat për këtë festival kanë qenë që nga viti 2016, kur edhe doli në protesta në shenjë revolte për gjendjen e Festivalit, problem ky që qe shkak që Festivali të mos financohet këtë vit.

“Është hera e disatë që ky festival ka vështirësi financiare edhe pse i vlerësuar si projekt i interesit nacional nga Ministria e Kulturës, krahas pengesave nga ministresha paraprake edhe ministria e re nuk arriti të rregullojë problemin. Peripecitë me Komunën Dibër vazhdojnë ndër vite, si rrjedhojë e mosdëshirës se tyre për të mbështetur dhe financuar festivalin. Krahas këtyre problemeve, unë kërkova mbështetje të miqve të mi privat për këtë edicion dhe rezervuam akomodimin e artistëve në njërin prej hoteleve të Strugës. Si pasojë e financave të papërballueshme u desh të përmbyllet festivali më herët se sa ishte paraparë”, tha Nuredini.

23231419_1619257144803727_6680562052314853079_n

Pjesë nga Festivali Shqiptar në Maqedoni i Dibrës 2017

Në lidhje me këtë situatë të Festivalit të Dibrës, Jusuf Oboku u shpreh se ky është: “Veprim i ulët dhe primitiv jo vetëm ndaj lirisë së shprehjes, të drejtës së fjalës dhe lirisë krijuese, por edhe ndaj integritetit të artistëve”.

Mëgjithëse problemeve financiare, çmimet u ndanë kurse artdashësit për të njëjtin shprehën fjalë miradie.

Këto janë çmimet e Festivalit Shqiptar në Maqedoni 2017: ‘shfaqja më e mirë’ shfaqja “Kripë deti” i Teatrit të Tetovës, ‘regjia më e mirë’ për regjisorin Ilir Bokshi, ‘aktorja më e mirë’ aktorja Emine Toska, ‘aktori më i mirë’ aktori Bruno Shllaku, ‘aktorja më e mirë joprotagoniste’ aktorja Anisa Ismajli, ‘aktori më i mirë joprotagonist’ aktori Musa Isufi, ‘çmimi inkurajues’ për Teatrin “Teuta” në Ulqin, ‘çmimi i karrierës‘ për Muharrem Hoxhën kurse ‘çmimi i karrierës’ për Agron Dizdarin.

23316295_1948325151850027_1024450244473678965_n

Pjesë nga Festivali Shqiptar në Maqedoni i Dibërs 2017

“Nga ky manifestim artistik i përbashkët i aktorëve nga Ulqini, Shkodra, Gjilani, Presheva, Podujeva e Dibra e Madhe, u shkëmbyen vlera të eksperiencës sonë teatrore, të përvojës së përbashkët, si edhe të asaj bashkëkohëse botërore, por, mbi të gjitha, u fol shqipja në një gjuhë të bukur letrare. Skena e teatrit është si një kudhër e nxehtë për farkëtimin e gjuhës së popullit, sipas standardeve më të larta të kulturës e ndërgjegjes së kombit. Në të njejtën kohë, nga shfaqjet e ndryshme u përcollën mesazhe të rëndësishme që kanë të bëjnë me historinë e kombit tonë, me rezistencën, përpjekjet për liri e pavarësi, për humbjet e fitoret, si edhe për çështje sociale të shoqërisë, për probleme etiko-morale etj. Teatri, kurdoherë i dashur dhe i preferuar për të gjitha shtresat e shoqërisë, ka të bëjë me shpirtin njerëzor dhe ndikon ca më tepër se fjalimet e zyrtarëve dhe të politikanëve”, tha artisti Miho Gjini pas festivalit.

mirë

Mirënjohjet e Festivalit

 
 

Nga RedaksiaR 08.11.2017 08:03
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.