Blick: “zvicerani i integruar”, bën punën e misionarit në Kosovë!

Nga Redaksia 09.08.2017 09:42

Në portalin jesus.ch, Kurt Trachsel e thotë hapur: “Ne jemi te krishterë të bindur dhe përpiqemi që vlerat tona t`i përcjellim më tutje”

Kur para rreth dy muajsh, një televizion kosovar kishte prezantuar “emigrantin shembullor” nga Zvicra në Kosovë, 41 vjeçarin Kurt Trachsel, emisioni kishte bërë jehonë të jashtëzakonshme dhe ishte shpërndarë nga shumë media tjera, zvicerane dhe shqiptare. Kurt prezantohej si një bujk zviceran që kishte emigruar në Kosovë dhe krahas punës prej bujku, bënte edhe punë humanitare. Ai e kishte mësuar në mënyrë të përsosur shqipen dhe prezantohej si njeri i integruar në mënyrë po ashtu të përsosur në mesin e shqiptarëve të Kosovës. “Ndërkaq, ajo që Kurt kishte heshtur me qëllim, thotë blick.ch., është puna e tij prej misionari të krishterizmit.”.

Sipas blick-ut, kjo “fasadë ka pëlcitur” kur gazetarët e kanë vizituar Kurtin në fshat. Të pyetur për shtëpinë e tij, fqinjët reagojnë të acaruar, transmeton albinfo.ch. “Kjo është sikur të pyesësh për shtëpinë e Bin Ladenit”, u thotë përkthyesi gazetarëve. Është kështu sepse banorët këtu mendojnë se Trachsel është një misionar i cili dëshiron t`i kthejë ata në krishterizëm, që është një tabu për këtë ambient mysliman.

Me të arritur në kompleksin e godinave të “Kurtit të Kosovës”, atmosfera acarohet. “Kurti nuk është këtu, mos fotografoni”, thërret një burrë, i cili duket se punon për Kurt Trachsel-in. Ndërsa kur flitet për godinën, ajo është një klinikë  e udhëhequr sipas parimeve të krishtera, për rehabilitimin nga varësia të të varurve nga droga.

Në bodrum të saj janë palosur me tonelata paketa për pica. “Këtu të varurit punojnë deri në 18 muaj”, thotë punëtori. Ata prodhojnë paketime, kryesisht për pica.

Ndërsa në listën e të punësuarve të kësaj qendre rehabilitimi shihet një grumbullim fanatikësh dhe misionarësh, përcjell albinfo.ch. Njëfarë Steve Beiler është në mesin e tyre, misionar aktiv i “Kishës së Nazarenëve”. Për terapi është përgjegjës Patrick Walser. Ky pedagog social është i afërm me kishën ungjillore baptiste në Buchwiesen. Kjo kishë propagandon kundër këngëtarit Justin Bieber dhe kundër seksit para martesës. Dhe, pikërisht kjo kishë është shumë aktive në Kosovë. “Një kishë tipike evangjeliste e lirë, me fokus të fortë misionar”, shprehet eksperti i sekteve, Georg Schmid.

Në portalin përkatës jesus.ch, Tracshel e thotë hapur: “Ne jemi te krishterë të bindur dhe përpiqemi që vlerat tona t`i përcjellim më tutje”.

Kështu, “Kurti i Kosovës” provon që të bëjë punën e misionarit me të sëmurët nga varësia e drogës, me më të dobëtit nga më të dobëtit. Mjeku i kësaj fushe, Philip Bruggmann thotë se kjo është një absurditet. “Përzierja e rehabilitimit nga droga me punën e misionarit është diçka e ndjeshme, pasi që pacientët në ketë rast vihen në një pozicion të vështirë jetësor”, transmeton albinfo.ch. Veç kësaj, pikërisht në rehabilitimin nga drogat e forta duhet të ketë mbikëqyrje të ngushtë mjekësore, thotë eksperti.

I përballur me akuzat, Trachsel përgjigjet me zë të ulët. Ai e thotë “ne të gjithë jemi të krishterë dhe financimi bëhet edhe nga organizatat religjioze”. Por cilat janë ato organizata saktësisht, ai nuk i di përmendësh. Dhe tashmë atij nuk i pëlqen vëmendja publike. “Ne këtu në çdo kohë mund të sulmohemi nga ekstremistët myslimanë”, thotë ai

Nga Redaksia 09.08.2017 09:42
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.