Vaksinimi i fëmijëve i obliguar, në Bujanoc prindërit më të papërgjegjshëm
Lokale

Vaksinimi i fëmijëve i obliguar, në Bujanoc prindërit më të papërgjegjshëm

27.Jun.2017 11:00
0
Vaksinimi i fëmijëve është mjaft i rëndësishëm për shëndetin e tyre dhe mbrojtjen nga sëmundje e infeksionet të ndryshme.

Koordinatorja për vaksinim në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, Dr. Med Afërdita Mustafa gjatë një interviste për Titulli.com foli rreth rëndësisë së vaksinimit duke treguar se që nga lindja fëmijët fillojnë me vaksinimin e rregullt dhe obliguar edhe me ligj në Serbi e deri në adoleshencë  për mbrojtjen e shëndetit të fëmijës.

“Qysh në ditët e para të lindjes fëmija merr vaksinën kundër Turbekulozit për të vazhduar pastaj sipas kalendarit vaksinor ajo kundër Hepatiti B, pastaj kundër ditepterit dhe vaksinën Polio kundër Polimielitit apo paralizës së fëmijëve sëmundje këto që kanë pasur pasoja fatale e që janë çrrënjosur pothuajse fare falë vaksinave të rregullta”, theksoi Mustafa.

Ajo u shpreh se çdo prind është i obliguar me ligj që të vaksinoj fëmijën e tij në të kundërtën pason dënimi për ata që kundërshtojnë ligjin.

Sipas saj për ta dërguar fëmijën në çerdhe apo shkollë patjetër duhet të jetë i vaksinuar me rregull në bazë të moshës që e ka.

E pyetur nga Titulli.com se a kanë hasur në prindër që kanë kundërshtuar vaksinimin e fëmijës së tyre, Mustafa theksoi se ka hasur disa raste por që janë shumë të rralla të cilët duhet të nënshkruajnë për kundërshtimin dhe të përballen me gjykatën.

Aferdita Mustafa deklaroi se ekipet dalin edhe në teren e sidomos nëpër fshatra ku së pari iu dërgohet thirrja e pastaj në ditët e caktuara ekipet mjekësore për vaksinim shkojnë dhe i kryejnë këto shërbime mjekësore.

“Nëpër çdo fshat të Bujanocit i përgjigjen ftesave me rregull dhe janë më të përgjegjshëm sa i përket vaksinimit nëpër fshatra se sa në qytetin e Bujanocit, shprehet Mustafa për Titulli.com.

Mustafa theksoi se vaksinimi i rregullt është në të mirë të fëmijëve andaj duhet kushtuar rëndësi të veçantë nga ana e prindërve për mbrojtjen dhe kujdesin e shëndetit të fëmijëve të tyre./Titulli.com/

Halimi kandidat për kryetar të Trupit Koordinues
"DITURIA", shpërndau mbi 1500 dhurata për Bajram
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration