Grupi i ndarë i këshilltarëve të PDSH-së: Ragmi Mustafa gënjeshtar dhe manipulator ndaj shqiptarëve
Lokale

Grupi i ndarë i këshilltarëve të PDSH-së: Ragmi Mustafa gënjeshtar dhe manipulator ndaj shqiptarëve

10.Feb.2017 08:20
0
Grupi i këshilltarëve të ndarë nga Partia Demokratike Shqiptare në Preshevë ka lëshuar një komunikatë si reagim ndaj ftesës publike të Ragmi Mustafës për t'iu bashkangjitur partisë.

Ky grup përmes reagimit ka thënë mes tjerash se Ragmi Mustafa nuk është kryetar legjitim i zgjedhur i PDSH-së.

Komunikatë e grupit të këshilltarëve të PDSH-së- Preshevë:

Ftesa publike e bërë me datë 04.02.2017, bërë këshilltarëve të Pdsh-së në shiqim të parë eshtë pozitive por gjërat qëndrojnë ndryshe dhe realiteti është si në vijim:

Ne këshilltarët e PDSH-së të cilët për një kohë të caktuar jemi duke vepruar në bazë të mandatit të cilin na e kanë dhënë votuesit në zgjedhjet e vitit 2016, të indinjuar nga deklaratat, paraqitjet televizive dhe ftesat  me plot mllef, urrejtje dhe ofendime të cilat në vazhdimësi po lansohen nga i ashtuquajturi kryetari i partisë, vlerësuam se është momenti që të sqarojmë opinionin aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e PDSH-së mbi qëndrimin tonë.

Mosmarrëveshjet e këshilltarëve të PDSH-së me ish-kryetarin e PDSH-së, janë mosmarrëveshje të cilat zanafillën e kanë që nga zgjedhjet e vitit 2012 dhe për gjatë tërë kohës së funksionimit të pushtetit lokal deri në zgjedhjet e vitit 2016.

Ish kryetari i PDSH-së gjatë tërë mandatit sa ishte kryetarë komune në Preshevë (2012-2016), ka bërë veprime të cilat për opinionin janë të njohura e të cilat i ka ndërmarrë pa pëlqim të kryesisë edhe pse gjatë tërë kohës është paralajmëruar nga strukturat partiake, se me veprimet e tij po e dëmton subjektin duke futur përçarje në kryesi dhe në mesin e këshilltarëve.

Jemi munduar që të njejtat mos ti bëjmë publike me qëllimin e mirë që ti japim shansë dialogut të brendshëm, në favor të ruajtjes së subjektit, për të cilin kanë dhënë mundë dhe sakrificë shumë aktiivistë dhe njerëz të vullnetit të mirë në periudhën 26 vjecare.
Të gjitha sygjerimet, vërejtjet, këshillat dhe mendimet dashamirëse hasën në vesh të shurdhër nga ish kryetari i cili uzurpoi PDSH-në, të cilën e shëndrroi në parti –familje, në të cilën fjalën kryesore e kanë Ai,farefisi i tij, miqtë e tij dhe të familjarëve të tij, duke i anashkaluar të gjithë ata të cilët kontribuan në ngritjen e subjektit në nivelin më të lartë të saj që nga themelimi.

Po theksojmë disa nga veprimet me të cilat i shkaktoi dëm PDSH-së:
Nga fillimi i mandatit të kryetarit të komunës në vititn 2012 mbylli zyren e partisë dhe për 4 vite PDSH nuk pati zyren e saj. Ajo edhe sot vepron ne „Zyren per te rinj“.
Pra që nga atëher PDSH ka qenë pa kryetarë dhe pa asnjë aktivitet partiak, Ai ka qenë vetëm kryetar komune.
Pa pëlqim të kryesisë ka deklaruar publikisht se do të jep dorheqje nëse hiqet pllaka përkujtimore e dëshmorëve te kombit e vendosur para objektit Komunal në Preshevë, të cilën asnjëher nuk ia ka ofruar kryesisë. Ishte  kryesia e partisë e përbërë edhe nga shumica e këshiltarëve të kësaj përbërje, ajo që deshti  ta mbuloj këtë turp vetem e vetem ta ruaj unitetin brenda subjektit.
Ka dhënë mirnjohjen ish ministrit të Millosheviqit, kryeministrit serb Vuçiq, pa pyet fare askend dhe pa asnjë sqarim se pse e ka bërë të njejtën dhe se çka shkruan në te. Arsyen e dhënies e din vetëm Ai.

Ka gënjyer publikisht në mjetet e informimit publik pa fije turpi duke harruar se përfaqësonte një komunitet prej mbi 50.000 qytetarë të Preshevës, duke na turpëruar para opinionit mbarë shqiptarë e më gjërë, gënjeshtra të cilat janë të njohura për opinion.
Manipuloi me listen zgjedhore sipas dëshirës së tij duke futur në listë individë të dëgjueshëm pa autoritet, pa asnjë kontribut partiak dhe pa mbështetje nga elektorati, të cilën  e dëshmuan rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Të gjitha këto veprime kanë dëmtuar subjektin duke ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin e zgjedhjeve për pushtet lokal në të cilat PDSH pati ramje për tre këshilltarë krahasuar me zgjedhjet paraprake, për çka Ai nuk e ka pa të arsyeshme të jep llogari para asnjë organi partiak.

Kulminacioni i mospajtimeve arriti tek thyerja e parimeve bazë të demokracisë gjegjësisht rrespektimit të tyre. Ragmi Mustafa nuk rrespektoi, shkeli praktikën e mëparshme dhe shumë të mirë të PDSH-së e cila kishte edhe dy kryetarë të më parshëm z.Ali Ahmeti dhe z. Zeqirja Fazliu por të cilët në mënyrë demokratike dhe transparente lëshuan postet e tyre dhe mundësuan rrotullimin e postit të kryetarit pa kundërthënje dhe përplasje të brendshme.

Ne menduam dhe më tutje mendojmë se z.Ragmi Mustafa ka qëndruar mjaftë në krye të partisë (12 vite) dhe është koha që procëset demokratike dhe praktika e mirë në ndrrimin e kryetarit të realizohet  në zgjedhjet e partisë  (të vitit 2016) dhe të vijë në krye të partisë një person tjetër, që PDSH ka me bollëk, por insistonim që ai të jetë i  moshës më të re e që me ndihmën e antarëve të tjerë të moshuar e të rinjë ta avansonim PDSH-në.

Është imazhi i prishur i subjektit, shkaktari kryesorë i së cilës është Ai, që asnjëri nga subjektet politike që veprojnë në Preshevë nuk deshën as të bisedojnë për bashkëqeverisje edhe pse  PDSH doli nga zgjedhjet me numrin më të madh të këshilltarëve.

Duke u nisur nga këto që u thanë më lartë dhe shumë të tjera të cilat është e pamundur të përfshihen në këtë komunikatë dhe duke pasë parasyshë që ky do ishte mandati i katërt i Tij në krye të partisë, kemi kërkuar nga Ai që në zgjedhjet partiake të reflektoj pozitivisht në krijimin e kushteve për freskimin e subjektit me kuadro të reja, me qëllim të ruajtjes së imazhit, unitetit mbrenda partiak si dhe ecjes përpara të subjektit pa dridhje të brendshme.

Ai në një mbledhje të kryesisë së partisë, pas zgjedhjeve lokale, pati deklaruar se nuk do të jetë kandidat i mundshëm për kryetarë partie dhe i propozoi kryesisë që të procedoj me zgjedhjet në parti. Ky deklarim i tij nuk vazhdoi më shumë se gjerë në shpalljen e zgjedhjeve të partisë atëher kur doli në shesh kandidatura e Sami Salihut, me ç rast Ai ndrroi mendje, duke e futur subjektin ne një situate të padëshirueshme nga askush.

Kulmi i manipulimeve u arrit me shpalljen e zgjedhjeve brenda partiake të cilat që nga fillimi u karakterizuan me shkeljen e dispozitave të Statutit dhe Rregullores së zgjedhjeve.
Rasti më i rëndë ishte në nëndegën e fshatit Rahovicë nga e cila vinte kundërkandidati i tij në të cilën ndodhi incidenti  i orkestruar nga Ai dhe i realizuar nga përkrahësit e tij, duke tentuar të sulmojnë edhe fizikisht kundërkandidatin e tij, me qëllim të dëmtimit të procesit zgjedhor dhe manipulimit të rezultatit.

Sami Salihu me këtë rast doli me deklaratë publike se do të tërhiqet nga gara nëse nuk ndërmerren masa për qetësimin e situatës. Këtë gjë Ragmi Mustafa e neglizhoi dhe nuk e përfilli fare.

Ne këshiltarët e PDSH-së me nënshkrimet tona, publikisht kërkuam ndërprerjen e zgjedhjeve deri sa të krijohen kushte normale për zgjedhje të cilat do të ishin fer dhe demokratike, sepse përndryshe nuk do ti njihnim rezulatatet e këtyre zgjedhjeve, mirpo as këtë deklaratë publike nuk e perfilli dhe vazhdoi me mbajtjen e zgjedhjeve me të njejtin avaz, me elektor të cungur, bile edhe në disa nëndegë pa prezencën e tyre, diku nëpër garazha e diku në shtëpi private, duke mbajtur zgjedhje ilegale dhe jo transparente.

Arsyetimi i tij publik ishte cinik, duke deklaruar se në garë ndodhin edhe incidente por gara duhet vazhduar dhe na quajti frikacak, duke harruar i njejti se kur incidentet ndodhin me qëllim nga njëra palë, atëher shkaktari i incidentit eliminohet nga gara – aty ku ka rregulla.

Por ja që ai këtë nuk e përfilli, sepse bënte të „fortin“.
Tani i njejti bën thirrje publike  për unifikim duke bërë të„urtin“  duke u munduar që të manipuloj aktivistët dhe simpatizantët e subjektit.

Ne jemi zgjedhur për të përfaqësuar popullin në Kuvend dhe aty do të qëndrojmë duke mbrojtur me dinjitet interesat e qytetarëve, ndërsa Ai bojkoton seancat e Kuvendin pa asnjë arsye. Ne jemi  aty dhe nuk kemi frikë nga e vërteta. Nga kush po frikohet z. Mustafa e din Ai vet.

Ne do të vazhdojmë të jemi këshilltarë të PDSH-së sepse elektori i PDSH-së na e ka dhënë mandatin për ti përfaqësuar ata, sepse nuk pretendojmë se do të jemi në pushtet 400 as 800 vjet, sepse as diktaturat të cilat i njeh historia nuk kanë pasë jetëgjatësinë të cilën pretendon ta ketë Ai.

Ne nuk i njohim  rezultatet e zgjedhjeve të cilat janë manipuluar nga i ashtuquajturi kryetarë partie dhe as vendimet e strukturave të dalura nga këto zgjedhje.

Vlerë e demokracisë është të menduarit ndryshe e sidomos shprehja e vullnetit të lirë në zgjedhje duke përfshirë edhe  ato brenda partiake, të cilat ne po mudohemi ti mbrojmë me çdo kusht, çdo cungim i këtyre vlerave është e kundërta e demokracisë pra diktaturë.

Informojmë opinionin e sidomos aktivistët, simpatizantët dhe votuesit e PDSH-së se ne jemi këshilltarë të PDSH-së dhe as nuk kemi themeluar as iu kemi  bashkangjitur ndonjë subjekti tjetër politik, por do të mbrojmë me dinjitet mandatin e dhënë nga elektori i PDSH-së dhe nuk do të lejojmë që manipuluesit ta keqëpërdorin për qëllime të tyre personale dhe farefisnore.

Në interes të subjektit politik, ftojmë të gjithë këshilltarët e PDSH-së, kandidatët për këshilltarë nga lista zgjedhore, antarë dhe simpatizantë që mos ti përgjigjen ftesës së organeve partiake të dala nga zgjedhjet e manipuluara.

Zgjedhjet e lira demokratike dhe transparente të organizuara nga një organ i pavarur dhe i përbërë  nga të gjitha strukturat partiake, janë zgjidhja e vetme e mundshme dhe e  pranueshme e cila unifikon subjektin politik.

Ne, me të  gjitha mjetet dhe format demokratike e politike do të mundohemi që të ruajmë vlerat, imazhin dhe unitetin e PDSH-së, nga individ të caktuar të cilët me çdo  kusht po mundohen ta uzurpojnë dhe shkatrrojnë ate.

Preshevë

Më 09.02.2017

Nenshkrimet e kshilltareve te PDSH-se

Lugina e Preshevës mes dilemës për pjesëmarrje në zgjedhjet presidenciale të Serbisë
Mjekët po largohen nga shtëpia e shëndetit në Bujanoc, mundësi për vende të reja
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration