Dita e Arafatit dhe vlera e tij

Nga Redaksia 10.09.2016 19:52

Falenderimi, Lavderimi, Madheshtia, Krenaria, Mburrja, Sundimi i takon Allahut te Madherueshem.

Pershendetejet, Salavatet, Selamet ia dergojme te derguarit te Allahut Muhamed Mustafas s.a.w.s familjes se tije te ndershme, shokeve te tije besnik dhe te gjithe besimtareve te cilet e ndjekin kete rruge te drejte deri ne Diten e Kijametit. Te nderuar besimtar Musliman, neser me date 11/09/2016 Dite e diel, Dita e nente e muajit Dhul Hixhe, eshte Dita e Arafatit. Nje dite me vlere dhe rendesi te veçante, nje mundesi e madhe qe besimtari ta pastroje veten e tij nga mekatet (gjynahet). Zoti i Plotfuqishem i ka veçu disa dit, net, muaj qe besimtarit ti shumfishohet shperblimi per veprat qe i bene por gjithashtu edhe te pastrohet prej mekateve. Njera prej diteve te veçanta padyshym qe eshte edhe dita e Arafatit.

●Vlera e dites se Arafatit

Zoti i Madhnueshem ne Kuran ne suren El Fexhr, duke u betuar ne keto vlera thote:

“ Pasha dhjetë netët! Pasha çiftin dhe pasha tekin!” (El Fexhr:2-3).

Ibni Abasi r.a. Per keto dy ajete Madheshtore thote: “ Kur Allahu betohet duke thene “pasha çiftin” ka per qellim betimin në diten e Kurban Bajramit, kurse kur betohet “pasha tekin” ka per qellim diten e Arefatit.

Gjithashtu i Plotfuqishmi ne Kur'an thote:

”Pasha ditën e premtuar!, Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet” | El Buruxh : 2-3|.

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhamedi a.s. ka thene:

”Dita e premtuar, është dita e ringjalljes, dita e dëshmuar është dita e Arefatit, kurse dita që dëshmon është dita e xhuma, andaj nuk ka ndonjë ditë tjetër në të cilën lindë dhe perëndon dielli më mirë se në këtë ditë..” |TransmetonTermidhiu|.

● Ne diten e Arafatit pranohen Lutjet

Ne diten e Arefatit lutjet e besimtareve jane te pranuara te Allahu Fuqiplote, e kjo vertetohet me transmetimin nga Talha Ibni Ubejdullahi i cili thote: Vertete Muhamedi a.s. ka thene: “Lutjet me te mira jane lutjet ne diten e Arefatit"

●Shperblimet e dites se Arafatit

Ebu Katade transmeton se Muhamedi a.s. kur eshte pyetur per vleren e agjerimit te kesaj dite ka thene: “Agjerimi i kesaj dite i fale mekatet e dy viteve, atij qe ka shkuar dhe atij qe vjen”.

●Perfundimi i shpalljes se Kur'ani Kerimit

Dita e Arefatit eshte dita e perfundimit te shpalljes dhe kompletimit te zbritjes se Kur'ani Kerimit. Per kete na tregon Omeri r.a. kur thote: Na kujtohet kjo dite dhe vendi ne te cilen gjendej Muhamedi a.s. Diten e Arefatit qe njekohesisht ishte edhe dite e xhumma, kur i zbriti meleku Xhibril a.s. me ajetin: “Sot persosa per ju fene tuaj, plotesova ndaj jush dhuntine Time, zgjodha per ju islamin per fe” |El maide:03| Te nderuar besimtar e besimtare shfrytezojeni kete dite (diten e diel) diten e Arafatit: Me Adhurim ndaj Allahut, me dua ( lutje ) dhe agjerim. Allahu Xh.sh. na pastrofte nga te gjitha mekatet dhe na mundesofte qe keto vepra qe i bejme per Allahun xh.sh. te jene shkak qe ne te jemi ne Xhennet. Vel Hamdulilahi Rabil Alemiin Elfatiha.

Përgatitur nga: Prof. Mevludin XHELILI

Nga Redaksia 10.09.2016 19:52
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Regjistrohu

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *
Pseudonimi publikohet së bashku me komentin e postuar.

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.