Zëvendëskryetari i Preshevës, Xhelal Mehmeti: Serbia po krijon situata të pasigurta për qytetarët (video) Zëvendëskryetari i Preshevës, Xhelal Mehmeti:
Lokale

Zëvendëskryetari i Preshevës, Xhelal Mehmeti: Serbia po krijon situata të pasigurta për qytetarët (video)

20.Aug.2016 21:37
0
Zëvendëskryetari i Komunës në Preshevë, Xhelal Mehmeti, duke përshkruar gjendjen e sigurisë në Luginë në përgjithësi e veçanërishtë në Komunën e Preshevës, ka thënë se ajo është e qetë ndërkohë që ka akuzuar forcat serbe të sigurisë për krijimin e situatave të pasigurta për qytetarët e këtushëm.

Xhelal Mehmeti,  ka kërkuar reduktimin e forcave të tepërta si dhe kufizimin e lëvizjeve të tyre, në mënyrë që mos të krijojnë panik ndër qytetarët e këtushëm, shkruan Titulli.com.

Pas përfudnimit të luftës së armatosur në Luginën e Preshevës, në vitin 2001, ky rajon është tej ngarkuar me prezencë të madhe të policisë, xhandarmërisë dhe ushtrisë serbe.

Ndërkohë janë evidentuar qindra incidente, të cilat asnjëher nuk janë zbardhur, gjë e cila ka fuqizuar kërkesën për reduktim të forcave në rajon./B.Rexhepi/Titulli.com/

Edhe Kujtim Ismaili fiton kontestin ndaj Drejtorise per ndertim
Shefat Isufi i pandalshëm, shënon edhe një fitore në Boks
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration