Edhe Kujtim Ismaili fiton kontestin ndaj Drejtorise per ndertim
Këto ditë Gjykata Supreme ka sjellur vendimin me të cilin konstatohet që Drejtoria për ndërtim në Bujanoc kishte ndërprerë marrëdhënien e punës në mënyrë të kundërligjme ndaj Kujitm Ismailit, duke e obliguar ta kthej në vend pune të rregulltë.
Sipas njoftimit të Kujtim Ismailit dërguar Titulli.com obligohet Drejtoria për ndërtim që përveç tjerash t’i pagauj edhe shpenzimet gjyqësore në vlerë prej 192.750 dinar.
"Siç është e ditur për opinionin edhe ky rast ishte pjesë e valës së largimit të punëtorëve (viti 2012) nga vendet e tyre të punës për motive politike – gjë e cila kishte ndodhur gjatë udhëheqjes së Partisë demokratike me komunën e Bujanocit", ka thënë Ismaili.
Ndërkaq, për portalin Titulli.com Kujtim Ismaili deklaroi që pas kësaj do të inicojë edhe procedurë penale ndaj ish drejtorit Agim Aliti.