Asistencë humanitare mjekësore në fillim të Shtatorit në gjashtë lokacione në Bujanoc dhe Preshevë
Lokale

Asistencë humanitare mjekësore në fillim të Shtatorit në gjashtë lokacione në Bujanoc dhe Preshevë

21.Jun.2016 12:13
0
Trupi Koordinues në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Ministrinë për Administratë Shtetërore dhe Vetqeverisje Lokale ka organizuar takimin e tretë të punës në lidhje me asistencat humanitare të cilat do të realizohen në territorin e Rrethit të Pçinjës.

Në takim është biseduar rreth lokacioneve në të cilat do të zbatohet ky askion, si dhe rreth pjesëmarrjes së kuadrit medicinal të profileve të ndryshme të cilët do të ofrojnë ndihmë medicinal për banorët e vendeve të largëta në territorin e qytetit të Vrajës dhe komunave Preshevë dhe Bujanoc.

Deri për tani është  e njohur se asistenca humanitare do të realizohet në gjithsej tetë lokacione, dy në territorin e Vrajës, dy në komunën e Preshevës dhe katër në territorin e Bujanocit.

Pjesëmarrësit e takimit janë dakorduar edhe për terminin e realizimit të aktiviteteve, ku kjo do të mbahet në periudhën në mes 6 dhe 16 shtatorit 2016.

Në takim kanë marrë pjesë kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, ekipi mjekësor dhe përfaqësuesit e Ushtrisë së Serbisë, përfaqësuesit e Gardës Nacionale të Ohajos, Ministrisë së Mbrojtjes së Angolës, ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, ndihmësi i ministrit për administratë shtetërore dhe vetqeverisje lokale i ngarkuar për punët e vetqeverisjes lokale, Sasha Mogiq, deputeti popullor, Fatmir Hasani, deputeti dhe kryeshefi i Rrethit të Pçinjës, Sllavisha Bullatoviq, ndihmësi i kryetarit të Vrajës, Igor Andonov, zëdhënsi i kryetarit të komunës së Bujanocit, Stojança Arsiq, drejtorët e shtëpive të shëndetit në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, Mitat Sahiti, Llepa Jovanoviq dhe Nenad Mlladenoviq, drejtori i Stacionit Veterinarik në Bujanoc, Miodrag Millkoviq, drejtoresha e Entit për Shëndet Publik në Vrajë, Millena Mishiq./Trupi Koordinues /

Pogram fetar për shënimin e fitores së Bedrit, shtëpia e kulturës në Bujanoc
Avokati i Popullit prezanton raportin vjetorë në Beograd, asnjë përfaqësues nga Bujanoci e Presheva nuk merë pjesë në debat
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration