Avokati i Popullit prezanton raportin vjetorë në Beograd, asnjë përfaqësues nga Bujanoci e Presheva nuk merë pjesë në debat
Lokale

Avokati i Popullit prezanton raportin vjetorë në Beograd, asnjë përfaqësues nga Bujanoci e Presheva nuk merë pjesë në debat

21.Jun.2016 14:26
0
Në pallatin e Serbisë është mbajtur diskutim publik për raportin e Avokatit të Popullit për vitin 2015.

“Secilit prej nesh i duhet siguri ligjore, ndërgjegjësim dhe njohuri kur të kompletojmë dokumentet për kërkesë për leje ndërtimi do të fitojmë, ndërsa nuk do të përfitoja i që si ka plotësua kushtet”, ka thënë mes tjerash Sasha Jankoviq gjatë debatit të sotëm.

Ai është shprehur se institucioni i avokatit të popullit e bënë punën e vet dhe për ti arritur efektet nuk është e nevojshme “ligje të reja” por secili të bëjë punën e vet. 

Edhe kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të Pavarur të Serbisë, Vukashin Obradoviq ka folur për të drejtën e informimit dhe ka thënë se në vend të mediave shtetërore janë instaluar mediat e partive politike.

Në këtë debat kanë prezantuar përfaqësues të ndryshëm shtetërorë, organizata të ndryshme, diplomatë të huaj, misione ndërkombëtare në Serbi dhe përfaqësues të mediave por jo edhe ndonjë përfaqësues lokal e politik nga Bujanoci e Presheva e as ndonjë organizatë që merret më të drejtat e njeriut.

Vlen të theksohet se Portali Informativ –TITULLI përmes twiter ka shhtruar pyetje për Avokatin e Popullit lidhur me përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

Të interesuarit për raportin vjetorë për vitin 2015  të avokatit të popullit mundë të shkarkojnë në këtë link: /Titulli.com/

Raporti vjetor i Avokatit të Popullit për vitn 2015:  

Asistencë humanitare mjekësore në fillim të Shtatorit në gjashtë lokacione në Bujanoc dhe Preshevë
Njoftim i komunës së Bujanocit: "Përfito nga shlyerja e kamatëvonesës ndaj Administratës Lokale Tatimore"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration