Lugina e Preshevës në heshtje parazgjedhore
Lokale

Lugina e Preshevës në heshtje parazgjedhore

22.Apr.2016 21:28
0
Edhe komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës, si edhe tërë Serbia janë në heshtje parazgjedhore, raporton Titulli.com.

Heshtja parazgjedhore do të zgjasë deri në mbyllje të vendvotimeve, të dielën, më 24 prill, në ora 20, dhe deri në këtë kohë pjesëmarrësit në fushatë parazgjedhore nuk munden që nëpërmjet mediave të dërgojnë mesazhe politike e as të publikojnë programet e tyre.

Gjatë kësaj periudhe janë të ndaluara propaganda zgjedhore nëpërmjet mjeteve të informimit publik, mbajtja e tubimeve publike e publikimi i vlerësimeve të rezultateve të zgjedhjeve, dërgimi i porosive tek votuesit si dhe vendosja e materialeve propaganduese në largësi më të vogël se 50 metra nga vendvotimet.

Siç dihet në zgjedhjet lokale në komunën e Bujanocit do të marrin pjesë 10 lista zgjedhore, në komunën e Preshevës tetë lista, ndërsa në komunën e Medvegjës nuk do të mbahen zgjedhjet lokale.

Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, në këto zgjedhje do të marrin pjesë gjithsej 20 lista zgjedhore./Titulli.com

Lufta e përgjakur më 19 nëntor 1944, ditën e Bajramit në Preshevë
Hilja akademike e Ragmi Mustafës dhe zhgënjimi i rektorit të Universitetit të Gjilanit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration