Pse shqiptarët e Luginës të paguajnë taksë për televizionin kombëtar në Serbi...?
Lokale

Pse shqiptarët e Luginës të paguajnë taksë për televizionin kombëtar në Serbi...?

21.Jan.2016 14:06
0
Kohë më parë në Kuvendin e Republikës së Serbisë u miratua ligji për funksionimin e mediumit publik RTS, ku një pjesë do të financohet nga buxheti i Republikës së Serbisë e pjesa tjetër nga taksapaguesit.

Shkruar nga: Bilall Maliqi; 

Kjo pagesë në shumë prej 150 dinarë, do të futet në faturën e pagesës së energjisë elektrike dhe atë që nga muaji janar i këtij viti.

Në sevisin publik të Serbisë RTS, nuk ka as të vetmin minut program në gjuhën shqipe, këtu shihet qartë shkelja e të drejtave elementare kolektive të shqiptarëve që jetojnë në këtë Krahinë që ndodhet në jug të Serbisë.

Shqiptarët e këtushëm nuk kanë program në gjuhën shqipe dhe detyrohen tanimë ta paguajnë edhe shumën prej 150 dinarëve, e cila i diskriminon në masë të madhe shqiptarët, sepse kjo pagesë është e njëjtë  me serbët që kanë 100% program në gjuhën e tyre.

Edhe pse e dinë shumë mirë këtë qeveritarët serb, prapëseprapë vënë taks edhe shqiptarëve të cilëve u shkelen të drejtat më elementare si në arsim, kulturë, përdorim të simbolit kombëtar, tani edhe në informim publik dhe për këtë Bashkimi Evropian ka vërë syze të errëta në sy dhe nuk qajnë kokën për të drejtat e shqiptarëve dhe për ndonjë reciprocitet të mundshëm. 

Kuvendi dhe deputetët 

Në Kuvendin e Republikës së Serbisë nga pakica shqiptare që jeton në Serbi i kemi dy deputetë të cilët jo që nuk kanë shprehur indinjatën dhe protestën e tyre me mjete demokratike në Kuvend, por kanë kërkuar vazhdimisht dhe po kërkojnë avancimin e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi, por kërkesat e tyre nuk merren fare parasysh. Edhe për këtë taksë e cila bie në kundërshtim të plotë me të realitetin e krijuar për shqiptarët është folur, duhet folur jo me qeveritarët serbë, por me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian, të cilët do të ishin promotorët kryesorë të stabilizimit dhe të garancës së të drejtave elementare që do ti kenë shqiptarët e këtushëm, por kjo deri më tani nuk e ka marrë formën praktike të veprimit. Deputetët popullor duhet që të gjejnë formulën e ndërkombëtarizimit të kësaj çështjeje dhe të çështjeve tjera që i preokupon shqiptarët e këtushëm, pra të shtrohet trysni Bashkësisë Evropiane dhe SH. B. A-ve lidhur me gjendjen e krijuar deri më tani, edhe tani me futjen e faturës për pagesën e televizionit publik, i cili është taksë shumë qesharake, sepse po ky servis asnjë sekondë të vetme nuk iu ka servuar program shqiptarëve të këtushëm dhe kërkojnë pagesë të po kësaj fature.

Për të kërkuar këtë pagesë, atëherë duhet që televizioni publik i Serbisë të ketë program në gjuhën shqipe  siç kanë program serbët në Kosovë.

Kjo shkelje e të drejtës, duke i shtyrë tani edhe me dhunë e me forma të tjera që shqiptarët ta paguajnë është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe si e tillë dëmton xhepin e qytetarëve tanë, të cilët paguajnë nga 700 dinarë Kabllorëve që kooperojnë në Luginë, e të cilat ofrojnë programe të arsyeshme dhe kualitative shqiptarëve të këtushëm. 

Politika e dështuar, opozita në gjumë… 

Politika shqiptare e kësaj pjese është tanimë e dështuar. Krijohet përshtypja se nuk e qajnë edhe aq shumë hallin e shqiptarëve të këtushëm, edhe pse kanë kërkuar votat e tyre për t’i përfaqësuar ata dhe për t’iu mbrojtur të drejtat në çdo sferë të jetës së tyre, por ata deri më tani nuk kanë marrë hapa serioz lidhur me mbrojtjen e të drejtave kolektive të shqiptarëve, edhe nëse e kanë marrë, kanë dështuar totalisht, dhe asnjë e drejtë e shqiptarëve nuk është mbrojtur nga politika e tyre, bile as për simbolin kombëtar që janë thirrur deri më tani.

Kjo politikë është dështuese, e këtë dështim të tyre tani po e paguan kurrizi i popullit. Sa për ilustrim po i përmendim disa dështime si të pozitës dhe të opozitës, e cila nuk ka marrë hapa konkret në parandalimin e dështimeve të pozitës. 1. Lapidari, 2. Asociacioni i komunave shqiptare e cila nuk u jetësua dhe nuk do të jetësohet kurrë, sepse metoda si e kanë filluar nuk ka jetësim fare.3. Problemi i arsimit dhe i teksteve mësimore nga Kosova, 4. Përdorimi i simbolit kombëtar  5. Bartja e gjyqit në Bujanoc, 6. Mbyllja e bankave private në Preshevë, 7. Fatura për pagesën e RTS-së etj.

Tani duhet që komplet politika shqiptare dhe dy deputetët popullorë t’i njoftojnë qarqet ndërkombëtare për shkelje të këtyre të drejtave, të cilat sa vijnë e shtohen dhe këto të futen doemos në agjendë të bisedimeve në mes të Prishtinës dhe Beogradit në ndërmjetësim të faktorit ndërkombëtar, lidhur me praktikimin e reciprocitetit me të drejtat e serbëve në Kosovë

 

(Autori i shkrimit është opinionist i pavarur nga Presheva)

Tentim për unitet politik në Luginë për zgjedhjet parlamentare në Serbi
Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration