Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" në Zvicër ka ndarë13.770 franga për vitin 2015
Lokale

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës" në Zvicër ka ndarë13.770 franga për vitin 2015

09.Jan.2016 13:15
0
Komisioni për informim i Shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës me qendër në Gossaut të St.Gallenit të Zvicrës ka lëshuar një informatë për opinion në të cilin shpjegohet aktiviteti kësaj organizate.

Informatë për opinionin nga Shoqata Humanitare Lugina e Preshevës-Zvicër

Ditë pas dite, e muaj pas muaji, veprimtarët e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit-Zvicër, janë munduar, që të grumbullojnë ndihma e ti ndihmojnë atyre që kanë nevojë. Kuptohet, se nuk është edhe e lehtë, që të vraposh, sidomos sot për bamirësi, por këta vullnetarë e shpirtbardhë, nuk e kanë ndërmend të ndalen edhe në të ardhmen. Me të kaluar viti 2015, e që jemi tash më në fillim të vitit të ri, kryetari i Shoqatës në fjalë, Fazli Musliu, i cili ishte në muajin dhjetor në atdhe dhe ndau ndihma, me që dihet, stina e dimrit ka vështirësitë e saja. E tash, në fillim të këtij viti, ai ka bërë një përmbledhje të gjitha ndihmave dhe falënderon të gjithë që kanë ndihmuar, në emër të tij, të kryesisë, anëtarëve dhe të gjithë atyre që kanë përfituar ndihma. Vlen të përmendet, për hir të korrektësisë edhe para opinionit të gjerë, se Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, mbylli aksionet bamirësie për vitin 2015, me një sukses të madje, ku i falinderon të gjithë përkrahësit që e ndimuan shoqatën për vitin që shkoi e në veçanti anëtarët e SHHLP-së, sponsorët, Bashkësitë fetare , mediat, menjë fjalë edhe nëse një fjalë miradije kanë folur për SHHLP, zoti i shpërbleftë. Kryetari Fazli Musliu, tha se, për këtë vitë ndimuam me 13.770 franga. SHHLP siç dihet, bashkëpunon jo më pak se dhjetë vite bashkëpunon me dy shoqata në Komunën e Preshevës për familjet e dëshmorëve OVL, njëherit për skamnorët me shoqatën Human Center me seli në Preshevë dhe Bujanoc.

 

Sivjet kanë përfituar gjithsej 49 familje të dëshmorëve 

Ndihma gjithashtu, përfituan edhe 21familje skamnore. Shoqata, ka ndihmuar edhe tre studentë, gjithsej 73 familje, njëherit ka siguruar për OVL brenda vitit të gjithë flamujt, kurorat, buqetat, që ndodhen aty ku pushojnë përjetësisht dëshmorët. Pastaj kemi siguruar edhe lule, në formë të pemës me 28 lule që ndodhen dhe në Sheshin e Dëshmorëve para Komunës së Preshevës. Këto lule ndërrohen çdo tri herë në vit dhe vendosen lule të freskëta, e koston e ka marur SHHLP. Kjo shoqatë, gjatë vitit që e lamë mbas, ka ndimuar ekspozitën që organizoi OVL në Komunën e Preshevës në muajin maj. 

Dhjetëra ndihma të tjera janë të paraqitura edhe në faqen e internetit www.shhlp. com në përcjellje të ndihmave ishin prezent edhe kryetari i SHHLP-së, Fazli Musliu, kryetari i OVL-së, Nazmi Hajredini dhe në Komunën e Bujanocit ju bashkëngjitë kryetari, shoqata e nëndegës së OVL-së, Sali Salihu, ku në takimin e parë kryetari i SHHLP-së, Fazli Musliu ranë dakord me kryetarët e OVL-së, që për këtë vit të ndahen për familjet e dëshmorve ndihma në të holla, kurse për veteranët pako, ku vlera për pako arrin 80 franga zvicerane për çdo familje, ku parashihet për tre muj një familje pesë anëtarëshe ti ketë gjërat elementare, ku përfituan 10 familje të dëshmorëve. Fjala është për Komunën e Presheves dhe të Bujanocit, njëherit 39 familje veteran dhe invalid në Komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, por njëherit dhe  tre veteran nga Komuna e Kumanovës. 

Poashtu, 17 familje skamnore me pako me vlerë prej 80 frangash, përcjellje Fazli Musliu dhe kryetari Shoqatës Human Center, z.Ridvan Agushi, në  Komunën e Preshevës dhe  katër familje në Komunën e Medvegjës, sivjet ku falënderojmë firmën që morëm 52 pako për çmimet e volitshme se ishte tender i shpallur në disa firma dhe fitoj Memi market në Preshevë. Nuk kemi ndarë për skamnorët në Bujanoc për arsye të buxhetit, me që ishte i kufizuar dhe duke e  ditur se janë dy shoqata në fshatin Tërnoc kanë ndajt me vite me radhë ndihma ne Bujanoc. Njëherit ndimuam shoqatën e prindërve të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në Preshevë. 

 

Nuk kemi harruar për të ndihmuar në Maqedoni

Pas konsultës me anëtarët e kryesisë, me që jemi vëllezër që të gjithë, pavarësisht se nga cila trevë e atdheut vijmë,  e kemi parë të rrugës, që të ndihmojmë edhe në Maqedoni dhe kemi pasur nderin, që shoqata jonë të participoj me një ndihmë modeste edhe në ngritjen e përmendores së heroit kombëtar, komandant Aqif Reçani në vendlindjen e tij në Reçan të Gostivarit. Thënë në tërësi me një fjalë, SHHLP, është  e kënaqur me ndihmat që janë mbledhur dhe janë ndarë, dhe shpreson shumë, se dhe gjatë këtij viti, bëmirësit, anëtarët e shoqatës, kryesitë e xhamive, dhe të gjithë zemërbardhët, do të ndajnë ndihma në llogarinë e shoqatës sonë, sepse prej ditës së parë e deri më sot, çdo gjë që kemi shpërnda i kemi me fakte dhe do ti ruajmë. 

Shoqata është e pastër me punën vullnetare që ka bërë, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë, e në atdhe presi ndihma nga ne, e padyshim, që të gjithë ata që kanë ndihmuar dhe ndihmojnë, perëndia do ia kthej me të mira. Falënderojmë shumë që të gjithë, e padyshim edhe mediat, që na kanë përkrahur pa rezervë dhe presim që edhe gjatë këtij viti të kemi bashkëpunimin, sikurse që e kemi pasur edhe gjatë viteve që kanë shkuar. 

Nuk është e lehtë të kërkohet ndihma, por ne kemi kërkuar ndihma dhe do të kërkojmë, sepse e kemi borxh për njëri tjetrin. Të jemi më të bashkuar, më dorëdhënës dhe të respektohemi edhe më shumë me njëri tjetrin. Kudo që jeni bashkëkombës, ju urojmë këtë vit të ri dhe dashtë perëndia, që të na jep të mira dhe të shohim sa më pak të varfër, ndërsa familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, jetimët, e di, se do të ndihmohen nga ju dhe ne. U pafshim në gëzime dhe perëndia na ndihmoftë. Për fund, do të donim, që t`ju njoftojmë rreth ndihmave,  se së shpejti do t`ju informojmë më hollësisht edhe në portalin e Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës", www.shhlp.com.

 

Komisioni për informim i Shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës me qendër në Gossaut të St.Gallenit

 

Serbia ua heq targat edhe veturave zyrtare të Qeverisë së Kosovës që erdhën në Luginë
Shqiptarët e Luginës të përfaqësuar politikisht në gjitha institucionet e Serbisë dhe të dështuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration