PD: Shkrimet për njollosjen e Arifit i shërbejnë destabilitetit politik në Bujanoc
Lokale

PD: Shkrimet për njollosjen e Arifit i shërbejnë destabilitetit politik në Bujanoc

06.Jan.2016 19:44
0
Partia Demokratike në Bujanoc ka lëshuar një komunikatë për opinion lidhur me deklarimet e fundit të TV "Spektri" për kërcënimet që u janë bërë nga ana e kryetarit të komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.

Kjo është komunikata e lëshuara nga Partia Demokratike 

Nga mbledhje e kryesisë së Partisë Demokratike në Bujanoc e mbajtur më 06.01.2016 në selinë e Partisë Demokratike. E shqetësuar nga: shkrimet, njollosjet, etiketimet, shpifjet, fyerjet, nxitjet e urrejtjes të ditëve dhe javëve të fundit nëpër portalet e ndryshme legale dhe jolegale, nëpër facebook-e fantome, nga disa persona e sidomos nga Nexhat Behluli i cili me mjete dhe metoda më të paskrupullta atakon dinjitetin, personalitetin dhe familjarët e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të komunës së Bujanocit.

Në kulturën dhe traditën shqiptare është e paimagjinueshme që për interesa të imta personale ose për mos realizim të qëllimeve të imëta të njolloset familja e kujt do qoftë, por ja që edhe kjo po ndodhka.

Kryesia e Partisë Demokratike e indinjuar thellësisht nga këto veprime dhe sulme ndaj personalitetit dhe jetës private të kryetarit, Nagip Arifi dhe familjarëve të tijë, dënon ashpër këto sulme dhe i jep përkrahje të parezerevë në aktivitet e tija si kryetar partie dhe komune.

Me anë të kësaj komunikate njoftojmë të gjithë simapatizuesit, anëtarët e Partisë Demokrtatike por edhe opionin e gjërë se të gjitha këto inskenime, të ripërsëritura të Nexhat Behlulit janë të pavërteta, por qëllim të vetëm kanë krijimin e hutisë dhe destabilitet politik në komunën e Bujanocit dhe në Luginë e sidomos në prag të zgjedhjeve lokale.

Nuk është hera e parë që ka patur sulme të tilla, por kryetari .Arifi gjatë veprimtarisë së tijë politike ka kaluar nëpër sfida të ndryshme dhe çdo herë ka dal edhe më fortë.

 Kryesia e Partisë Demokratike Buajnoc, 06.01.2016.

Kamenica me pikëkalim të ri kufitar me Medvegjën!
Behluli reagon ndaj komunikatës së PD-së në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration