Kamenica me pikëkalim të ri kufitar me Medvegjën!
Lokale

Kamenica me pikëkalim të ri kufitar me Medvegjën!

06.Jan.2016 14:29
0
Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikëkalimi kufitar në Kapi të Sfircës në Komunë të Kamenicës.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Fatmir Matoshi, ka falënderuar ministren për Dialog Edita Tahiri për mbështetjen e këtij procesi.

“Falënderoj ministren Edita Tahiri për përkushtimin që hapja e pikëkalimit kufitar në Kapi të Sfircës të shkojë drejt realizmit final. Sot u njoftuam zyrtarisht se Qeveria ka marrë vendim për shpronësimin e pronës, në të cilën do të ndërtohet pikalimi kufitar. Kjo besoj se është e mjaftueshme që ta ndalin hovin të gjithë ata që tentuan ta devijojnë këtë pikëkalim kufitar në vende të tjera”, ka shkuar Matoshi në profilin e vet në “Facebook”.

Pikëkalimi kufitar në Kapi të Sfircës lidhe Kosovën me Medvegjën.

Antiq: Pagesa për RTS-në me faturën e janarit për energjinë
PD: Shkrimet për njollosjen e Arifit i shërbejnë destabilitetit politik në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration