Xhamia e Rahovicës me çati të re (foto)
Lokale

Xhamia e Rahovicës me çati të re (foto)

05.Aug.2014 12:09
0
Ka filluar riparimi i çatisë të njërës nga xhamitë e fshatit Rahovicë të komunës së Preshevës. Pas iniciativës së marrë nga Bashkësia Lokale (BL) Rahovicë, Këshilli i Xhamisë edhe banorët e kanë përkrahur këtë iniciativë.

BL Rahovicë dhe Këshilli i Xhamisë së këtij fshati kanë marrë iniciativë për të riparuar kulmin e xhamisë. Po ashtu përkrahës të kësaj iniciative janë edhe banorët e fshatit Rahovicë të cilët kanë kontribuar në rregullimin e këtij objekti fetar.

Hoxhë Adnan Aliu falënderon të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre që xhamia e fshatit te ketë kushte më të mira. Ai thotë se “rregullimi i kulmit të xhamisë ka qenë mëse i nevojshëm për shkak se i deritanishmi ka qenë i ndërtuar shumë më herët dhe gjatë kohëve me reshje të shiut ka pasur probleme”, raporton Titulli.

Ndërsa, nënkryetari BL Rahovicë Vehbi Rexhepi thotë se “çdo herë është paraqitur problem gjatë reshjeve të shiut, kurse tash duke iu falënderuar Këshillit të Xhamisë dhe bashkëfshatarëve, atyre që jetojnë në Evropën Perëndimore por edhe atyre që jetojnë në Rahovicë, ky problem do të zgjidhet”.

Nga BL e Rahovicës bëjnë të ditur se pas rregullimit të kulmit të xhamisë do të bëhen edhe ndërhyrje brenda objektit për t’i përmirësuar kushtet në xhami./Titulli.com/

"Avala Resources" dhe "Dunav Minerals" së bashku në zbulimin e arit në Medvegjë
Aksident mes makinës nga Bujanoci dhe Rumania (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration