Aksident mes makinës nga Bujanoci dhe Rumania (foto)
Lokale

Aksident mes makinës nga Bujanoci dhe Rumania (foto)

05.Aug.2014 15:07
0
Mëngjesin e së martës në magjistralen Nish "“ Shkup, në fshatin Ranotovac të komunës së Vranjës, ka ndodhur një aksident komunikacioni.

 

Foto: RTV Vranje

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:40 minuta në fshatin Ranutovac, në rrugën lokale e cila po shfrytëzohet si rrugë qarkore për shkak të punimeve për ndërtimin e autostradës në “Korridorin 10”.

Në ndeshje janë përfshirë dy makina njëra me targa të Bujanocit dhe makina tjetër me regjistrim rumunë.

“Deri te aksidenti erdhi pasi makinat u ndeshën njëra me tjetrën, ajo me targa të Bujanocit dhe Rumanisë. Përplasja duket të ketë ngjarë kur vetura me targa të Bujanocit ka kaluar në anën e kundërt. Policia ka bërë regjistrimin e rastit, ndërsa komunikacioni në këtë pjesë ishte ndërprerë përreth një orë”, ka thënë për OK Radio, Dragan Stamenkoviq, zëdhënës i Departamentit të Policisë në Vranjë.

Në këtë aksident është lënduar një vajzë e cila është hospitalizuar në Qendrën Shëndetësore në Vranjë. Ajo ka marrë dëmtime të lehta, mirëpo është duke u mbajt në spital për të përcjellë gjendjen shëndetësore të saj.

Policia nuk ka dhënë detaje rreth përkatësisë kombëtare të të lënduarës në aksident si dhe moshën e saj./Titulli.com/

Xhamia e Rahovicës me çati të re (foto)
Lugina në zgjedhje më 26 tetor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration