Integrimi i shqiptarëve në Serbi, qytetarët fajësojnë qeverinë dhe politikanët lokal (video)

Nga Redaksia 18.12.2015 10:24

Integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në organet shtetërore të Republikës së Serbisë është një kërkesë e vazhdueshme e shqiptarëve që nga përfundimi i konfliktit të armatosur në rajon në vitin 2001.

Shqiptarët kërkojnë punësim në institucionet shtetërore në proporcion me përqindjen e popullsisë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, dhe nuk janë të kënaqur me gjendjen aktuale.

Pasi që nuk ekzistojnë të dhëna të reja të publikuara rreth punësimit të shqiptarëve të këtij rajoni në organet e shtetit të Serbisë, Titulli ka siguruar një raport të pushtetit lokal të Bujanocit nga viti 2011.

Sipas këtij raporti, vetëm në organet shtetërore, pa përfshirë administratat lokale dhe shkollat, numri i përgjithshëm i të punësuarëve në vitin 2011 në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ishte 1.596, prej tyre 1.188 ishin serbë, 387 shqiptarë, 17 romë dhe 4 të tjerë.  

Duke marr parasysh ngjarjet në terren, ky numër nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm edhe tani, në fund të vitit 2015.

Lidhur me këtë temë Titulli.com realizoi një anketë me disa qytetarë të Preshevës dhe Bujanocit, të cilët u shprehën se qeveria republikane nuk po shpreh gatishmëri të integrojë shqiptarët, por edhe politikanët lokal nuk janë angazhuar lidhur me këtë çështje.

Xhemaludin Rexhepi, profesor në pension nga Presheva thotë se “ka kohë që flitet për integrimin e shqiptarëve, por shikuar realisht nuk kemi kurrfarë integrimi”.

“Faji është i përgjithshëm, qeveria por edhe politikanët të cilët po t’i pyesësh ata mundohen por ata janë rehat, sepse kanë arritur pasuri për veten dhe nuk i intereson fortë për masën”, thotë Rexhepi.

Sipas mendimit të tij, në Preshevë, por edhe në Bujanoc punësimi bëhet vetëm në baza partiake.

Xhelal Behluli, pronar i Televizionit Spektri në Bujanoc thotë se “integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore është me interes të veçantë për shqiptarët e Luginës së Preshevës”.

“Kemi shumë institucione shtetërore në komunë të Bujanocit, siç është shërbimi i kadastrit ku nuk kemi asnjë shqiptar të punësuar. Liderët shqiptarë merren me çështjen e flamurit dhe nuk janë të bashkuar e nuk e kanë ngitur zërin rreth çështjes së integrimit, përveç deputetit Shaip Kamberi, i cili kohëve të fundit ka ngritur këtë çështje”, thotë Behluli.

“Punësimi i shqiptarëve në Luginë të Preshevës gjithmonë ka qenë i dobët dhe kështu do të mbetet me këtë qeveri, si në organet shtetërore gjithashtu edhe në ato private”, thotë Enver Dalipi nga Presheva.

Shkrimtari Bilall Maliqi nga Presheva thotë se “integrimi i shqiptarëve në organet shtetërore të Serbisë është shumë i pakët, meqenëse politika qeveritare bie ndesh me politikën e këtushme shqiptare”.

“Meqenëse Presheva është rreth 96 për qind me shqiptarë, në organet shtetërore kemi shumë pak të punësuar, edhe ata që janë punojnë janë punësuar shumë herët, punësime të reja nuk kemi. Fajin e shoh më tepër tek qeveria e Serbisë, por edhe tek moskoordinimi i faktorit politik shqiptar me qeverinë”, thekson Maliqi.

“Ne jemi ngopur me fjalë, por vepra s’ka. Jemi të dëshpëruar, sidomos mosha e re që janë shkolluar, punësim nuk ka, dhe mendojnë të dalin jashtë. Fajin e ka pushteti që vetëm premton e në realitet s’ka asgjë”, shprehet Menderes Imeri nga Bujanoci.

Ish punëtori i ndërmarrjes shtetërore “Bratstvo” nga Presheva, Esat Sahiti mendon se në organet shtetërore të Serbisë nuk ka punë për shqiptarët”.

“Problemi është tek qeveria ndërsa politikanët e këtushëm nuk mund të kontribuojnë më shumë”, shprehet Sahiti, i cili thotë se ka mbetur pa punë pas 35 viteve në ndërmarrjen “Bratstvo”.  

Integrimin e plotë, shqiptarët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës e kanë vendosur si pikë të parë në planin shtatë pikësh për bisedime me qeverinë e Serbisë në vitin 2013.

Këto bisedime janë ndërprerë pas një kohe të shkurtër, por të gatshëm për t’i vazhduar bisedimet janë shprehur edhe shqiptarët, Trupi Koordinues, si dhe kryeministri i vendit./Titulli.com/

VIDEO:

 

 

 

 

 

 

 

Nga Redaksia 18.12.2015 10:24
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.