Posta, qytetarët relativisht të kënaqur me shërbimet, zbatim i pjesërishëm i dygjuhësisë (Foto & Video)

Nga Redaksia 06.11.2015 08:16

Integrimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës në organet shtetërore është një temë gjithmonë aktuale në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, prej kohës së përfundimit të konfliktit të armatosur në këtë rajon, e deri në ditët e sotme.

Integrimi i shqiptarëve në institucione shtetërore të Serbisë parashihej prej Planit të dy qeverive nga viti 2001, i njohur si “plani i Çoviqit”, deri tek plani shtatë pikësh i shqiptarëve të këtij rajoni për bisedime me qeverinë e Serbisë të hartuar në vitin 2013.

Në pikën e parë të planit shtatë pikësh Integrimi i plotë, shqiptarët kanë kërkuar që në bazë të strukturës nacionale të popullsisë, bazuar në detyrime ligjore shqiptarët të integrohen në organet shtetërore dhe të gjithë ndërmarrjet publike, ku themelues është shteti.

Në mesin e këtyre organeve, përveç policisë, lokale e kufitare, inspeksioneve republikane, kadastrit, institucioneve të gjyqësisë, dhe institucioneve tjera, janë edhe PTT, Telekomi, Elektroekonomia dhe gjithë ndërmarrjet publike ku themelues është shteti.

Portali informativ Titulli.com u interesua në lidhje me integrimin e shqiptarëve në postë, sa janë të punësuar, lidhur me zbatimin e dygjuhësisë dhe në përgjithësi funksionimin e postës në Bujanoc, por që në fillim hasi në jotransparencë të këtij institucioni.

Pasi na u kërkua të dërgojmë pyetjet në filialën e postës në Vranjë, që nga data 14 tetor e deri më sot nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet tona, pasi zëdhënësja e postës në Vranjë thotë se nuk ka marrë pëlqimin nga qendra në Beograd.

Nga pamja e jashtme e ndërtesës së postës në Bujanoc nuk mund të thuash se në këtë komunë jetojnë shqiptarët, e gjithashtu edhe që punojnë në këtë institucion, sepse të gjithë mbishkrimet janë në gjuhën serbe.

Megjithatë, së fundmi ky institucion ka ndërmarr një hap drejtë zbatimit të dygjuhësisë, respektivisht të zbatimit edhe të gjuhës shqipe, të paraparë me ligj dhe me statut të komunës.

Bëhet fjalë për Vërtetimin mbi marrjen e dërgesës, i cili tani po përdoret në dy gjuhë, serbisht dhe shqip.

Lidhur me shërbimet postare ne intervistuam edhe disa qytetarë të komunës së Bujanocit, të cilët u shprehën relativisht të kënaqur me këto shërbime.

Muhamet Adili, nga Tërnoci thotë se është i kënaqur me shërbimet postare, përveç rasteve kur vonohen faturat.

“Relativisht jam i kënaqur me shërbimet e postës. Për shkak të kushteve, nuk është edhe keq, por nuk shërbehet me kohë posta, faturat vijnë gjithmonë me vonesë. Sherbimet tjera i kanë në rregull”, thotë Adili për portalin Titulli.com.

Ai shton se postën e përdor më së shumti për pagesa, por ka raste edhe kur duhet pritur në radhë për këto shërbime.

Selami Halimi nga fshati Konçul është punëtor i administratës komunale në Bujanoc. Ai thotë se për çdo ditë ka punë në postë me dërgesa dhe pranime, dhe shprehet i kënaqur me shërbimet e tyre.

“Punëtoret e postës na presin mirë, gjithmonë me kohë i kryejmë punët dhe asnjëherë nuk kemi pasur probleme”, thotë Halimi.

Ai shton se edhe në vendin ku jeton në Konçul është i kënaqur me shërbimet postare.

Edhe profesori Ruzhdi Hamidi nga Tërnoci shprehet i kënaqur me shërbimet e postës, duke shtuar se më së tepërmi e përdor për pagesa.

“Shërbimet e postës janë të mira, punëtorët janë të vyeshëm, por provizionet janë pak të larta për ne që kemi paga jo aq të mira. Po të jenë më të ulëta, do të ishte më mirë”, thotë Hamidi.

Bejtulla Shabani është bujk që jeton në fshatin Dobrosin, rreth 15 kilometra larg qytetit të Bujanocit.

Shabani gjithashtu shprehet i kënaqur me shërbimet e këtij institucioni, pasi edhe pse larg qendrës faturat i vijnë më rregull.

“Jemi të kënaqur pasi postieri na sjell faturat e energjisë dhe çfarëdo dokumenti tjetër. Unë personalisht nuk jam i kënaqur me faturat e larta të energjisë”, shton Shabani.

Sa i përket ndërmarrjes publike “Posta e Serbisë”, ajo është njëra prej ndërmarrjeve më të vjetra shtetërore, pasi siç shkruan në vebfaqen zyrtare të tyre, posta e parë në Serbi ka filluar më punë në vitin 1840.

Kjo ndërmarrje ka mbi 1.500 posta nëpër tërë Serbinë, konsumatorëve të vet i ofron 467 prodhime dhe shërbime të ndryshme, ndërsa në nëntë muajt e parë të këtij viti ka arritur neto profit prej mbi 21 milionë euro, thuhet gjithashtu në faqen zyrtare të postës.

Në shkrimet e radhës portali informativ Titulli.com do të raportojë për integrimin e shqiptarëve në organet tjera shtetërore të Serbisë. Shpresojmë që këto organe të jenë më transparente dhe më bashkëpunues me gazetarët./Titulli.com/

VIDEO

 

 

Nga Redaksia 06.11.2015 08:16
Shkruaj Koment

Asnjë koment

Ende nuk ka komente!

Më lejoni tju them një histori të trishtuar! Ende nuk ka komente, por mund të jeni i pari që e komentoni këtë artikull.

Shkruaj një koment
Shiko të gjitha komentet

Shkruaj Koment

Hyrje

Fushat e patjetërsuara janë të shënuara me *

Nëse nuk jeni të regjistruar, atëherë klikoni Regjistro!

Para se të dërgoni komentin Tuaj ju lutemi që t’i përmbaheni rregullave të mëposhtme:

Mendimet e shprehura në komente janë opinione private të autorëve të komentit dhe nuk pasqyrojnë pikëpamjet e redaksisë së portalit informativ Titulli.

Gjithashtu lusim lexuesit e portalit Titulli që gjatë shkruarjes së komentit t’i përmbahen drejtshkrimit.

Redaksia mbanë të drejtën e mos aprovimit të komenteve me përmbajtje fyese, që janë vulgare, kërcënuese, raciste si dhe ato të cilat bëjnë thirrje në urrejtje etnike dhe nuk kontribuojnë në komunikim normal mes lexuesve të këtij portali.

Komentet që nuk kanë të bëjnë me temën dhe kanë përmbajtje të papërshtatshme rreth jetës private të personit në artikull, apo fyerje në autorët e tekstit si dhe anëtarët e redaksisë, nuk do të aprovohen.

Vërejtje: Për të dërguar komentin së pari duhet të regjistroheni me emrin (pseudonimin), me të cilin pas aprovimit nga redaksia, këtë emër unik (pseudonim) mund ta shfrytëzoni për dhënien e opinionit tuaj në hapësirën për komentim.