Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e sheshit "Karagjorgje Petroviq" (foto)
Lokale

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e sheshit "Karagjorgje Petroviq" (foto)

12.Jun.2014 02:52
0

65 milionë dinarë është vlera e kontratës së nënshkruar për meremetimin e sheshit të qytetit “Karagjorgje Petroviq” në Bujanoc

Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi sot është nënshkruar kontrata për rregullimin e sheshit të Bujanocit.

Kompania “Saba Bellça” nga Presheva do të jetë punëkryese derisa punimet pritet të fillohen deri në fund të muajit qershor.

Përveç rregullimit të sheshit, projekti parasheh edhe ngjyrosjen e ndërtesave përreth sheshit "Karagjorgje Petroviq".

Nga vlera prej 65 milionë (me tvsh) sa do të kushtojë rregullimi i sheshit, 30 milionë ndahen nga Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Sipas kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifi këto punime pritet të përfundohen brenda afatit 90 ditorë, nga dita e fillimit të punimeve.

Vlen theksuar se në një sondazh të realizuar nga portali informativ Titulli qytetarët nuk i kanë dhënë prioritet rregullimit të sheshit.

Përskaj saj, udhëheqësia komunale ka vendosur të ndajë rreth 35 milionë dinarë nga buxheti i komunës së Bujanocit për sheshin në fjalë, derisa një numër i madh i qytetarëve rrinë në kafiteritë në këtë shesh, e që janë të papunë.

Përndryshe, sipas zyrtarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD), që mandatin e kaluar kishin drejtuar me komunën e Bujanocit, theksohet se plani për rregullimin e sheshit ishte bërë në mandatin e tyre, mirëpo për shkak të prioriteteve tjera mjetet janë dedikuar në interesa më madhore për qytetarët e komunës së Bujanocit.

Gjithashtu portali informativ Titulli ka mësuar se plan projekti i bërë nga shtëpia projektuese “Butrinti” është i njëjti me atë që e ka bërë PVD në mandatin e saj.

Dallim i vetëm është se mjetet që duhej të vinin për këtë projekt nga Plani Nacional për Investime, tani janë siguruar nga Trupi Koordinues./Titulli.com/

Ndërron jetë vogëlushja nga Presheva, Tana Sabedini
Bujanocasi mbytet në lum, këmbët i kishte të lidhura në blloqe betoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration