titulli.com
Vështrime

Cili është legjitimiteti i kuvendeve komunale?

23.Dec.2012 12:19
0
kuvendi Presheve1Këshilltarët e Kuvendit komunal të Bujanocit, gjatë seancës së fundit, me orë të tëra debatuan në arritjen e një Konkluzioni, propozimi i të cilit u shoqërua me një konfuzion përmbajtësor. Pothuaj se askush se dinte se ç’kërkonte. Adrenalina patriotike vetëm se kishte arritur maksimumin në taborin e këshilltarëve, sidomos tek ata të opozitës. Shikuesi i thjeshtë krijonte përshtypjen se ishim në një kuvend i cili i përngjante vitit 1989 kur Serbia suprimoi autonominë e Kosovës. Këshilltarët “ patriotë “ shqiptarë me xhepa të mbushur me paga dinarësh i’a mësynin foltores duke pretenduar se janë në finalizimin e bashkëngjitjes së Bujanocit-Kosovës. Disa madje filluan ta qajnë hallin e mospërfilljes jo vetëm në adresë të Beogradit por edhe të Prishtinës. Në këtë drejtim, këshilltarët opozitarë si duket ishin me bateri më të mbushura të modelit “ patriotik “. Ata dukeshin mjaft të etur sa që me orë të tëra mbanin nxënë foltoren duke harruar se kishin një audiencë jo më të madhe se 500 shikuesish të RTB-së fuqidobëse. Disa filluan të kërkojnë reciprocitet në dokumente, disa lirime nga taksat, të tjerët nga doganat, e një pakice i ra ndër mend të kritikoj qeverinë e Kosovës, pse nuk ndanë mjete për Luginën. Por folësit e Kuvendit në radhë të parë kishin harruar se çka përfaqësojnë dhe  cilit nivel  të pushtetit i përkasin. A janë të zgjedhur që të kujdesen që qytetarët të kenë ujë të bollshëm për pije, kanalizim të mirëfilltë, infrastrukturë moderne, ambient të pastër, rrymë të nevojshme, zhvillim ekonomik, apo të bëjnë politikë të nivelit të lartë. Që Kuvendi i Bujanocit të ndërhyjë në agjendën e bisedimeve Prishtinë-Beograd është më se qesharake.kuvendi Të kota janë insistimet e disa subjekteve shqiptare të bëjnë paralelizma me serbët e Veriut të Kosovës. Kuvendi i Bujanocit nuk ngjason aspak me atë të Leposaviqit, Zubin Potokut apo Zveçanit. Këshilltarët tanë kanë bërë një fushatë të egër për zgjedhjet e Serbisë, për dallim nga homologët e tyre serbo-kosovarë të cilët për zgjedhjet e Kosovës as që kanë dashur të dëgjojnë. Cili këshilltarë shqiptarë ka tentuar të bllokojë rrugën për ndonjë pakënaqësi, siç bëjnë kolegët e tyre në Kosovë? Asnjëri. As gjysma. E ku mund të krahasohet pra Bujanoci me Veri?! Por, këshilltarët e opozitës, si mungesë e bojkotit në seancë, për gati gjashtë muaj, zgjodhën mënyrën më të keqe për të prezantuar elektoratin e tyre në këtë organ legjislativ. Opozita, thënë më mirë u kthye në kuvend kur kuptoj se s’ka asgjë nga përmbysja e pushtetit dhe se takimet e fshehta të zhvilluara në Vranjë e gjetiu, definitivishtë ishin të dështuara. Andaj, me kërkesa hiperbolistike u tentua që partinë shqiptare në pushtet ta vë në pozitë të palakmueshme. Mirëpo, këto trukime janë të njohura për njerëzit e thjeshtë dhe se janë bezdisëse në këtë situatë të vështirë socio-ekonomike. Kjo grackë e tentuar të realizohet ishte edhe dobët e menduar. Në vend se të tentohet thirrja e kuvendit të këshilltarëve shqiptarë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës dhe aty të nxirrej një konkluzion apo të iniciohej ndonjë platformë, u bë përpjekja gjysmake në Kuvend të Bujanocit. Por gjërat që nuk janë të sinqerta janë të gjykuara të dështojnë. Opozita shqiptare nuk kishte qëllim të pastër. Popullata e Luginës është ngopur nga politika ditore, ngase barku po bëhet gjithnjë e më i pangopur nga buka e gojës. Subjektet shqiptare ose duhet të zgjasin këmbën aq sa e kanë jorganin, ose do të bëhen gazi i botës nga ekspozimi patriotik i konsumuar gjatë kohë. Jeton Ismaili Drejtor - Rtv Spektri
Kamberi: Një koalicion joparimor po qeverisë Bujanocin
21-23 dhjetori, NASA dhe fundi i botës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration