BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!
Vështrime

BIG BROTHER - Emancopëtim i kulturës së shqiptarëve!

08.Feb.2013 10:24
0
Makineri mediatike jo për ''emancipimin'' e shoqërisë sonë, por për emanCOPËTIMIN e kulturës sonë! Shkruan: Labinot Kunushevci Labinot Kunushevci Cikle emisionesh - episodash shumë tendencioze për ndërrimin e kulturës sonë sociale me një kulturë që asnjë shoqëri e civilizuar në botë nuk e ka; shkurt dhe shqip është servim pa asnjë vlerë njerëzore, madje as më të voglën morale, faktikisht aty ka vlera nënshtazore, njashtu kjo vlen edhe për "Shpijën e Kosovës", që në fakt nuk e përfaqëson Kosovën tonë të pasuruar me vlera që i kemi trashëguar shekuj me radhë, me djersë e me gjak. Nuk na qon në Europë një ''Big Brother" i tillë dhe të ngjashmet si kjo, kjo na qon në EUGROPË të thellë mos ju ardhtë mërzi! Por fatkeqsisht imitimi i verbër e ka përfshi një numër të të rinjve tanë, kujdes! Avansimet teknologjike - mediatike t'i shfrytëzojmë në kultivimin e brezave me kultura dhe disiplina që rregullojnë statusin tonë social e akademik, e jo për shkatërrimin e tyre. Kanë shumë tendenca, ndër to është instalimi i kulturës së shfrenuar të lirisë seksuale në jetën tonë sociale, me fjalë populli: "Njeriut me ia hjek frenat, mos me ditë kur është mjaft, kur duhet ndal, kur ka kufi, ligj e normë, po të jetoj si t'ia ka qejfi...!" Prodhim i amoralitetit haptazi duke filluar nga zhveshja e femrës, e për ata që e shohin "civilizim" këtë, ua paraqes fjalën e figurës së ndritur historike Mehmet Akif Ersojit, i cili thoshte: "Nëse zhveshja e femrave tregon civilizim, atëherë kafshët janë më të civilizuara se ne!" Skenat që shfaqen nga "Big Brother", shqiptarët para lufte i kanë njohur si skena - modele të jetës së popujve e shoqërive të prapambetura moralisht, i kanë kritikuar gjithmonë dhe kurrë derën e zemrën s'ua kanë hapur, e tash në shumë shtëpi, në dhomën kryesore ku priten musafirët, pritet me mallë ''Big Brother'', maskarallëqet e tyre! E televizioni siç thoshte dijetari i ndjerë shqiptar Jakup Asipi: "Nuk njoh shok - mjet më të mirë se televizioni, por fatkeqsisht është ma i keqpërdoruri, televizioni është mësuesi në dhomë i cili mund ta ndërroj një botë". Ta ndërroj edhe në kuptimin pozitiv edhe në atë negativ, mund të jetë edhe mësues dhe edukator i mirë por edhe mësues e edukator i keq, varet çka na servojnë ata dhe çka marrim ne! Një serial i tillë duhet të dënohet me ligj, a ka Kosova kod moral dhe të etikës a jo, apo e gjithë kjo hyn në "lirinë e mediave"...?! Organet shtetërore duhet t'i padisin mediat që për interesa të tyre komerciale pranojnë t'i qesin këto emisione që shpërlajnë trurin e popullit në një kohë kur jemi prapa në shumë aspekte intelektuale, ekonomike e politike, në një kohë kur duhet të formohemi si kuadro drejt BE-së. Aq më keq dhe aq më e dhimbshme është kur kjo zero "kulturë" servohet nga ata që e flasin të njëjtën gjuhë si ne dhe na thonë se "na e duan të mirën"...! T'i hapim sytë si popull! Ai që ta shkatërron shtëpinë nuk ta donë mirësinë! NUK I NDËRROJMË VLERAT TONA PËR ASNJË ÇMIM! (Qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
Intelektualët
Nacionalizmi pozitiv i Kryeministrit Berisha
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration