Vështrime
Bardhyl Osmani (komandant Delta), hero i Luginës!
Bardhyl Osmani-Komandant Delta flijoi jetën për lirinë e trojeve të Kosovës Lindore (Luginës së Preshevës), për t'u bërë i pavdekshëm!
Shpirti i Tij i sinqertë dhe i pastër dhe zemra e heroit të gatshëm për sakrifica deri në flijim për atdhe e për Vatan, e karakterizojnë këtë figurë të madhe të Shqiptarisë, i cili ka zënë vend në faqet më të ndritura të historisë tonë të shumëvuajtur, por edhe të lavdishme kombëtare.
[caption id="attachment_90511" align="alignleft" width="200"] Shkruan: Nehat Hyseni;[/caption]
Bardhyli ishte një djalë shumë i edukuar, i qetë, i sinqertë dhe shumë inteligjent. Rjedh nga një familje bujare dhe shumë e respektuar Preshevare. Babai i tij, profesori im i respektuar dhe shumë i dashur Bejtulla Osmani, gjithmonë na ka këshilluar dhe edukuar për atdhedashuri dhe mirësi.
Po ashtu edhe xhaxhai i tij, i shumë respektuari dhe i dashuri prof. i ynë Osman Osmani.
Komandant Deltën, ashtu si edhe Komandant Preshevën (Rabit Rexhepin) i karakterizonte një modesti e parëndomtë, një sinqeritet, realizëm, e mbi të gjitha disiplina e ushtarakut të mirëfilltë, të cilët ishin të gatshëm në çdo kohë t'i shërbenin kauzës kombëtare, duke respektuar si askush tjetër vlerësimin e situatës politike nga lidershipi dhe organizimi ynë politik dhe duke nxjerrë nga ajo me profesionalizëm të paparë, detyrat ushtarake të tyre.
Këta nuk lejuan që ndonjëri nga ushtarët e njësive të tyre të rrezikohet në asnjë moment!
Përkundrazi, rrezikun ata e merrnim mbi vete, duke u vënë si mburojë për t'i mbrojtur ushtarët e vet si bijë të tyre, apo si themi ne "si klloçka zogjtë e vet"!
Bardhyl Osmani kujtohet me dashuri dhe respekt nga të gjithë!
Ai skaliti shtigjet e lirisë së Luginës, të cilat do të ndiqen nga të gjithë ne me devotshmërinë dhe përkushtimin ndaj ardhmërisë që na e la Bardhyli amanet!
Lavdi i qoftë Bardhylit-Komandant Deltës, Hero i Shqiptarisë!
Jemi krenarë që të patëm dhe pikëllimin që Të humbëm shumë herët, sadopak na shuan krenaria për veprën e madhe dhe namin që Ti la pas.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Veprën dhe jetën Heroike të Bardhyl Osmanit-Komandant Deltës dhe shokëve të Tij!!!
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!