Lokale
Zgjedhjet e Kosovës dhe Luginasit!
Erërat e zgjedhjeve nacionale të Kosovës, po fryjnë edhe jashtë saj, duke prekur e gudulisur nuhatjet e një pjese të popullatës të Lug’ut të Preshevës, tek e cila ka zgjuar një interes fiktiv, jo edhe gjithaq për t’u përshëndetur.
[caption id="attachment_118404" align="alignleft" width="127"] Shrkuan: Drilon Hyseni[/caption]
Prurjet e reja nëpër disa parti kosovare me aderimet e disa intelektualëve me prejardhje nga Lugina, mund të sjellin ndryshime vetëm në dy-tri qendra të Kosovës, duke favorizuar ndonjërën nga partitë e shumta, por kurrë në shkallë republike.
Përfshirja e shqiptarëve të Lug’ut në Kosovë, rreth zgjedhjeve nacionale, përveç atyre që tashmë janë integruar në jetën politike dhe ekonomike të vendit, parqet një defekt shoqëror. Një veprim i tillë më shumë ndjell urrejtje se sa simpati të kosovarëve, ndaj bashkëkombësve të tyre, të cilët matanë gardhit mundohen të ndikojnë sadopak në rrjedhën e zgjedhjeve, si proces të rëndësishëm shoqëror e nacional.
Kjo nuk do të ishte aspak e ndershme sikur partitë politike kosovare të ushtronin ndikimin e tyre politik e financiar, ndaj ndonjërës së partive Luginase në zgjedhjet për pushtet lokal e qendror. E nëse kjo nuk është e hijshme për ndikimin politik në proceset zgjedhore të Lug’ut, po aq është e pakuptimtë e jo vëllazërore, njerëzit e trojeve etnike të involvohen në zgjedhjet nacionale të Kosovës.
Tjetër është kjo që Serbia përzihet në zgjedhjet e Kosovës, duke i organizuar ato nëpër komunat me shumicë serbe. Një veprim të tillë, ngase askush nuk e dëshiron nga kosovarët dhe ndërkombëtarët, ato po e bëjnë të veten, në emër të një lufte për dominim në zonat ku ata janë shumicë.
Në angazhimet e përgjithshme për integrimin e serbëve në rrjedhat politike të Kosovës, qoftë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare, dalin disa zëra që kërkojnë përfshirjen e Luginasve në zgjedhjet kosovare. Absurde, madje edhe qesharake!
Me dhjetëra vjet, serbët e Kosovës, të rebeluar nga ndikimi i Beogradit për bojkotin e institucioneve, më në fund e kanë kuptuar se një gjë të tillë nuk duhet vepruar në frymën e integrimeve.
Retorika e lehjeve nga jashtë, nuk i kontribuon frymës zgjedhore, as në stilin e kombëtares as në stilin e patriotizmit.
Lufta e Luginasve do të ishte shumë më patriotike, shumë më kombëtare e shumë më atdhetare, sikur ajo të drejtohet në frontet e fitimit të pushtetit qysh nga vendi ku jetojnë e deri te Molla e Kuqe, aty ku i kanë rrënjët e gjenezës, se sa t’i fusin hundët në gjërat që s’u takojnë.
Zgjedhjet nacionale në Kosovë, po ndodhin në rrethana të reja, me një qasje të re dhe me një frymë paksa më ndryshe nga ato të mëparshmet. Ky është një tregues i qartë se serbët e Kosovës, duhet të dalin në zgjedhje për ta ndërtuar të ardhmen e tyre me perspektivë evropiane, ashtu që edhe shqiptarët e Lug’ut, të mendojnë më esëll rreth statusit të tyre politik dhe të ecin në hap me kohën.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!