Baba dimri i korruptuar
Vështrime

Baba dimri i korruptuar

31.Dec.2015 13:58
0
Është bërë thuajse zakon që fundviti të shoqërohet me ceremoni festive kryesisht si një arsye për përmbledhjen e aktiviteteve për gjatë dymbëdhjetë muajve të vitit. Shpesh më shkon mendja të uroj ose të pyes veten heshtazi a thua pse nuk vjen më shpesh ky viti ri? Po, po më shpesh sepse mediat po na ofrojnë gjithë atë shkëlqim që po ndodh nëpër sallat dhe zyret e ngrohta ku po organizohen këto ngjarje.

Shkruan:Shkëlzen Limani; 

 

Nëpër këto ngjarje më ka ranë ë sy shpesh një servilizëm i pa shoq duke i thurur vargje miradije e lavdratash atyre që e kërkojnë vëmendjen dhe famën e publikut zakonisht për ta fshehur mos suksesin e tyre gjatë gjithë vitit.  Disa popuj nuk e kanë besuar babadimrin, po si pasojë ua kanë paraqitur aq mirë mediat dhe fabulat këtë personazh imagjinar sa pozitiv aq edhe negative sidomos për më të vegjlit. Grupe të caktuara nga këta popuj gjithmonë duke pritur ardhjen e babadimrit dhe shpërndarjen e  dhuratave janë mërzitur dhe e kanë humbur durimin duke marë rrugëtimin që ti shkojë babadimrit në shtëpi. Jemi mësuar si nga pamjet e kartolinave, librat me ilustrime dhe pamjet vizive që babadimri të jetojë nëpër vendet e ftohta e me borë, kështu që disa njerëz po duan ta takojnë duke i trokitur në derë sepse në vendet e ngrohta e me diell ai nuk mund të egzistojë sepse zakonisht dielli është i pastër e ve në pah shumicën e dobësive e detajeve jo të rregullta. Me borë e me akull mund ta bëjmë edhe figurën apo personazhin më të dashur, por një rreze e ngrohtë nga dielli e shëndron në ujë, bash sikur veprat artistike me rërë nëpër plazhe afër detit që sa do e bukur të jetë vjen një dallgë dhe e mer me veti.

Sikurse dielli bore, sikurse dallga detit rërën ashtu edhe ndërrimi i motive  merë me vete këto ngjarjet plot shkëlqim, duartrokitje, urime, xixa, dhurata e dekorata.  Të nesërmen në mëngjes fillojnë sërish sfidat e vjetra e të reja për të ekzistuar dhe ballafaquar me jetën. Edhe pse punojmë rregullisht për të arsimuar e edukuar breza më të shëndoshë nga aspekti i higjienës mentale dhe shëndetësore, përsëri nën ndikimin e mediave indirekt, sepse direkt janë ata organizatorët që marrin rolin kryesor gjatë festive me xixa e me ngjyra që i rrijnë pranë babadimrit që sërish tek më të vegjlit e ata me  dëshirën për ta mashtruar veten besojnë se gjithçka është duke shkuar vaj.

Po këtë fundvit aktivitetet përmbledhëse kulturore, sportive, ekonomike, arsimore e politike nuk na kanë lënë të marrim frymë  Si aktivitet më i suksesshëm i vitit 2015 doli korrupsioni, papunësia, degradimi dhe punësimi në baza neopartiake. Për këtë qëllim babadimrit iu dorëzua mirënjohje që ta mbaj si dekorate për realizimin e planit të tij afatgjatë.  E menduam si të arsyeshme mirënjohjen e babadimrit, por kjo pastaj ishte pikënisja e daljes në pah të megakorrupsionit që na shfaqi babadimri. Jo sikurse vitet e tjera babadimri tani doli në televizor e në internet duke thënë fjalë të bukura, por të shoqëruara me dhurata më të vogla e me më pak vlerë, e në disa raste të munguara plotësisht,  me më shumë xixa por me më pak buzëqeshje, me më shumë reklamë por me më pak realitet etj etj. Kështu ndodh kur të korruptohet babadimri pastaj të tjerët nuk kanë arsyeje ta denoncojnë sepse të gjithë e besojnë babadimritn si të qetë, të mençur, human, mbrojtës e motivues. Me këto  vlera të tjera kush mund ti thuhet se është korruptuar. Ani pse babadimri nga saji i drunjtë modest e me plotë dhurata ka filluar të jetojë në pallat mbretëror e me shumë familjar pranë ai sërish po shpërndan dhurata por kësaj here i ka me të numëruara se gjithkujt nuk i jep për arsyen se sipas auditimit të vitit të kaluar ka dalur se disa i kanë keqpërdorur. Ndoshta viteve të ardhshme do ta heq uniformën babadimri dhe do të vishet me kostum solemn e me një makinë të markës së fundit e të fillojë ti shoh problemet në sy e të nisi përpjekja e ndreqjes së çrregullimeve që rrezet e  dielli shpalosin më se miri.  Sidoqoftë, kureshtja dhe interesi për ngjarjet dhe aktivitetet nuk duhet të lihet anash.

         

 

"Demaskim"
Skeçi i "Stupcave", gjenial për realitetin e politikbërjes së shqiptarve të Luginës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration