Antika e mohuar, nëntoka e Bujanocit në sytë e historisë
M`u desht të lexoja nga prof. Frank W. Walbank-u (1909-2008) që të gjej se çka mëshehte dhe ende mësheh nëntoka e jonë. Këndejpari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të parët tonë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; andej pari ku kemi mundësi t`i çasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim që ishte e jona.Shkruan: Fahri Xharra
” Me një punë sistematike 4 vjeçare të mbetjeve arkeologjike(2001-2004) , në lokalitetin Kale-Kërshevica afër Bujanovcit , u gjetën mbetjet e objekteve arkitektonike të epokave të ndryshme kronologjike,të cilat i themeluan kolonistët grek(?fxh) nga fundi i shekullit V (prK). Koha e zhvillimit ,bie në fundin e periudhës heliniste të vjetër dhe fillimin e shekullit tëIV-të të para epokës së re.”(Miroslav Jeremiqi, Beograd SANU).”
Ndërsa Frank W. Walbank shkruen se:” Për mua ishte shokues fakti që mitologjia e grekëve jepte të dhëna edhe për emrin dhe popullin e Dardanisë . Megjithëse grekët me zotat dhe emrat e tyre e kanë provokuar në mënyrë provokuese historinë, shumë të dhëna të pa kontestueshme tregojnë rrënjën e Dardanëve dhe se ishin Dardanët ata që e krijuan familjën mbretërore të Trojës… Prej Dardanusit e kishte prejardhjen familja mbretërore e Trojës dhe kjo racë shquhej edhe për bukurinë dhe trimerinë e saj” . Pra ?
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Serbisë e zbulon një thesar historik të pamatshmëm në nëntokat ku ende jetojnë shqiptarët (Bujanovci) ,dhe pa fije fytyre thotë se u gjet një trashëgimi ndërtimore antike tradicionale ,në Kale të Bujanovcit ,një trashëgimi helenistike. E ne shqiptarët ende mirremi me egzistimin tonë fizik andepari.
Kanë kaluar mbi 40 vjet nga gjetjet e para në Kërshevicë të Bujanocit e deri me sot ku kemi një zbulim shumë të madh (Popović Petar) . Vendi i quajtur Kale në fshatin e përmendur u zbulua me 1965 nga Milan Jovanoviqi. ( Koha kur Rankoviqi ende ishte në fuqi) ,kurator i muzeut të Vranjës. Materialet e botuara ne vitin 1968 e paraqiten një zbulim epokal në këto anë ,akropolin me suburbiumin ( ndërqytetin) të një madhësijeje të quditshme. Gjatë hulumtimit të kompleksit ,në vitin 2008 u zbulua një ndërtesë me një formë bureje( fuqije) , e cila i takon objekteve të rralla të ruajtura të shekullit IV prK dhe në tokat tona ( në Serbi, Petar Popoviq) si shembull i vetëm arkitektonik Gjatë hulumtimeve po tregohet që terësia arkitektonike është shumë më e madhe me struktura të urbanizuara të cilat shtrihen për gjatë lumit të Kërshevicës.
Në fshatin e Kërshevicës (Bujanoc) në jugun e Sërbisë gjendet një plato mbi lumin me të njejtin emër,ku zbulimet e një sektori të urbanizuar tregojnë shenja të Epokës së Bronzit e deri te Epoka e hekurit ( shek XII-VII prK) , me shumë shtresa të mbushura me mbetje arkeologjike që datojnë shek IV-III prK. Damastioni sipas gjeografit grek Strabonit , ishte një qytet i vjetër që e arrijti kulmin në kohën e Filipit të II-të të Maqedonisë dhe të Lekës së Madh.. ( Burimet serbe) . Damastioni ose Damastumi në regjionin Ilir sipas të gjitha gjasava në kufirin e Kosovës së sotme , e njohur për kohën e saj të argjendit. dhe mirierave të argjentit. Sidoqoft Straboni e përmendëte Damastionin duke mos e precizuar saktë vend ndodhjen e tij kurse monedhat e argjendëta të gjetura vijnë nga Kosova, Maqedonia Lindore dhe Serbija jugore (Mali Rujan , në Kërshevicë, 15 km në Jug-lindje të Vranjës(Popoviq P.) . Burimet tjera tregojnë që qyteti ishte i banuar nga fisi Iliro-Dardan ,Damastinët të mbretëruar nga Mbreti i tyre Bardhyli. Qarkullimi i monedhave të argjendit të Damastionit ishte nga Dardania dhe Brigjet e lumit Morava ( Burimet serbe) Gjetja e monedhave të argjendit tregonte që atë kohë bëhej një jetë luksi. Ndërsa J.J. Wilkes në librin e tij ”Ilirët” thot: ”Damastioni ,monedhat e argjendit dhe vetë jeta e atëherëshme mbesin një mister.” Mbesin mister sepse kishte mohime. Atëherë pse ”Kërshevica” e Bujanovcit të mos jetë Damastoni (i Strabonit) i Bujanovcit ,i Dardanisë ,i Ilirisë i Pellazgëve?
Nxjerrja e pellazgëve nga lashtësia me anën e gjurmëve të tyre të shumta si dhe vendosja e tyre në një sfond historik, ku në të vërtetë e kanë vendin e hapë në menyrë të pashmangëshme qështjen e vazhdimësisë së tyre pra të pasardhësve të drejtpërdrejtë të ilirëve dhe të dardanëve, nga e cila është dashur të përcaktohet nga diçka që nuk ka të bëjë as me grekët e as me romakët, që megjithatë ata kanë qëndruar “diku në mes ,por pse në këtë mënyrë një faktori i rëndesishem dhe i merituar në familjen indoevropiane”, në njëren anë qartëson poziten e vet mbrenda për mbrenda gjenealogjisë së rrënjëve dhe trungut të sajë shumë degësh ku shqipja shfaqet me një degë të vetme dhe në tjetrën anë hiqen dilemat rreth vendit dhe rolit të pasardhësve të pellazgëve në raport me veten dhe të tjeret, veçmas kur dihet se ata shtriheshin në një hapsirë gjeografike ndër më të rëndësishmet dhe poashtu kur dihet se nga pikpamja etnike shoqërore dhe më vonë edhe politike do të jenë aktorë të të gjitha zhvillimeve nga ato parahistorike deri te ato historike.”Gjithnjë sipas burimeve qe vijnë nga autorët e antikës edhe ndarja në Pellazgë dhe “Barbarë”, ruan të fshehtën e një kapërcimi historik midis pellazgëve “hynorë” dhe pasardhësve të tyrë të drejpërdrejtë “tokësorë”-Dardanëve dhe të tjerëve nga kjo familje e gjërë kapërcim kjo që sipas tëgjitha gjasave lidhet me trojen dhe historin e sajë të lavdishme.Sidoqoftë dardanët si bijë të pellazgëve me një shtrirje teper të gjerë nuk i gjejmë vetem te mitologjia greke dhe romake por edhe te poetet edhe dramaturkët grek të antikitetit , kështu te Homeri heronjët e Iliades kryesisht ishin pellazgë. ( Jusuf Buxhovi,Kosova)”
Pra pa u hamendur , këndejpari ku jemi sot, dhe ku ishim dikur ; andej pari ku të parët tonë jetonin dhe lundronin përgjatë historisë ; këndej pari ku kemi mundësi t`i çasemi e nuk duam por edhe andejpari ku nuk guxojmë as t`përmendim që ishte e jona. , janë gjurmët tona.