A ka të rinj Lugina ?
Vështrime

A ka të rinj Lugina ?

25.Sep.2012 22:14
0
Rinia është konglomerati më i lartë i një populli, dhe njëkohësisht është një ndër faktorët themelor për zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë. Sa kaq në krahinën tonë, rinia dita ditës vetëm po shkon në regres, dhe po zhytet në probleme të mëdha, si rezultat i mos kujdesit institucional. Shkruan: Fisnik Saqipi Në parim, sikur se çdo lindje dielli simbolizon një ditë të re, qëndron esenca se çdo perëndim paraqet një përfundim të një dite. Gjersa ditët po kalojnë, dalëngadalë bashkë me ditët po zhduket edhe shpresa e çdo të riu luginas në udhëkryqin e gjerë, dhe vetëm pyetet se kah po shkon? Çfarë do të bëjë? Ku të kërkoj ndihmë? Kush po e përfaqëson atë në instanca më të larta?Cili është statusi i saj? Duke mos harruar gjithmonë, thënien tonë të urtë popullore, se: Dita e mirë shihet në mëngjes! Pra shoqëria jonë, që mburret të jetë një shoqëri e arsimuar dhe demokratike, faktikisht  po shkatërron themelin e saj. A ka të rinj Lugina? Nëse ka, ku janë ata? Kush po mendon për këtë rini të shendosh, e cila ka filluar pak nga pak të helmohet, jo me fajin e vet, por nga “halli”.! Sepse të presësh të nesërmen dhe të mos dish se çfarë do të besh, është më mirë të mos ekzistosh. Rini, që ua zë frymën mërzia nga hallet dhe dertet. Rini e harxhuar, e mbushur me pesimizëm, të cilëve ideja e vetme që u shkon në mend është ajo të braktisin këtë vend, duke marrë rrugë drejt Evropës, për një jetë më te mirë dhe më të sigurt. Vërtet është vështirë të flasësh në numër shumës, por ky është realiteti i hidhur, që aktualisht mbizotëron në vendin tonë. Një pjesë e rinisë tek ne është duke u shkolluar nëpër universitete, me shumë vështirësi e probleme, megjithatë janë të hutuar sepse ka mungesë të madhe të vendeve të punës. Në anën tjetër nepotizmi dhe demagogjia partiake është njëri ndër faktorët që po e shkatërron këtë pjesë të rinisë. Një pjesë tjetër pretendon të largohet nga vendi, duke kërkuar tjetër kund fatin e jetës për mbijetesë, dhe nuk e din se si do të përfundon. Problemi qëndron konkretisht tek përgjigjet që i marrim kur i bëjmë këto pyetje, zakonisht në qetësi. Sepse kur pretendojmë të gjejmë fajtorin, dhe themi për shembull, komuna jonë ka faj, atëherë ata fajin ia gjuajnë shtetit. Kur pyesim shtetin, ai arsyetohet se ka faj kriza. Do të thotë se nuk ka përgjigje. Problemi i madh pastaj është ekuacioni pa zgjidhje, ku e vetmja përgjigje është ajo “hajt se do të bëhet mirë”.! A thua po presim të bie nga qielli ndonjë zgjidhje konkrete, për t’na shpëtuar dhe për t’na nxjerr nga ky hendek. Ku janë iniciativat për ta ngjallur këtë rini? Ato pak organizata që veprojnë tek ne, tani më dihet se si funksionojnë dhe cili është qëllimi i tyre! Ndryshimet nuk vijnë vetvetiu, ato duhet t’i bëjmë ne, vet të rinjtë, me punë të pa lodhshme e me këmbëngulje, për ti bindur njerëzit që na udhëheqin, se ne mund të bëjmë më shumë se kaq! Normalisht nevojitet kohë, sepse të bësh një karrierë në të ardhmen, duhet të shtosh dhe përmirësosh aftësitë dhe njohuritë në mënyrë të vazhdueshme . Duhet të mos harrojmë se është gjithmonë rinia ajo që ka ndërruar pushtete, ka rrëzuar diktatura, dhe ka sjellë këtë rrymë demokratike që sot mbizotëron në shumicën e shteteve. Mendja ime gjithmonë më thotë se problemi qëndron tek mungesa e një rinie, të cilës i pengon nga brenda “drejtësia” që po vendosin të tjerët dhe mentaliteti i ndërvarësisë. Ky mentalitet vjen si pasojë e dy figurave autoritare. E para është shteti ku jetojmë, i cili vazhdimisht na ka diskriminuar dhe vazhdon të na diskriminoj, me lloj-lloj mënyra, dhe të dytën siç e shpjegon Kurba e psikonalizës, e psikologut të famshëm Sigmund Frojd, ku thotë: Është shumë i rëndësishëm kalimi nga periudha e adoleshencës tek ajo e rritur e hershme, sepse pikërisht këtu ndeshet fëmija me prindin, dhe nëse arrin ta fitoj këtë betejë, ai ne të ardhmen nuk do të njoh autoritet, nuk do të toleroj ta thyejnë, e nëse ai nuk arrin ta tejkalojë këtë stad, atëherë ai do të ketë frikë nga çdo lloj autoriteti, pavarësisht funksionit, të jetë ai drejtor, kryetar, etj. Pastaj në vazhdën e kësaj vjen deri tek keqpërdorimet e posteve dhe funksioneve të njerëzve të veçantë, duke pas parasysh frikën ndaj tyre.(Këtu Frojdi ka pas për qëllim ta shpjegoj fitimin e betejës për idealet e fëmijës, për qëllimet e veta në lidhje me të ardhmen, përkundër kësaj nuk ka të bëjë fare me mos respektin ndaj prindërve). Është e rëndësishme kjo sepse, shumë të rinj sot përdoren si vegla apo instrument nga te vjetrit, gjasma po u japin mundësi te rinjve te zhvillohen, por gjithmonë sipas konstruksioneve të veta, e nuk i lënë të rinjtë të zhvillohen natyrshëm. Kjo sjell deri tek rezultati që edhe sot disa të rinj, kanë marrë këtë si traditë dhe po veprojnë në të njëjtën mënyrë. Mbase disa edhe ulin kokën, sepse quajnë arritje dhe sukses nëse ftohen nga pushtetarët nëpër takime. Por një thënie e famshme e Kelvin Tuejxh thotë : “Askush nuk është nderuar ndonjëherë për atë që ka marrë. Nderimi ka qenë për atë që ai ka dhënë”. Këto arritje janë gjithmonë personale jo kolektive, sepse sot hierarkia e qëllimeve në politikë, ka ndryshuar vendet, e para është bërë personalja ndërsa e fundit ka ngel kolektivja. Qëllimi i kësaj analize është apel për të rinjtë, të cilët janë të gatshëm dhe kanë qëllime të pastra, janë të vendosur në zgjidhjen e problemeve dhe gjetjen e një rruge për  një betejë të fort, duke pretenduar të sjellin ndryshime të vogla por të qëndrueshme. Ky popull dhe ky vend ka nevoje për çdo kontribut, sa do i vogël të jete ai. Të ngjallim optimizmin dhe entuziazmin dhe të kërkojmë ndihmën dhe këshillat aty ku duhet. Për fund do e përmbyll me një pjesë nga historia, një mentalitet që akoma është prezent tek shoqëria jonë: “Një djalë i ri në Egjiptin e asaj kohe, i kërkon mend Faik Konicës për një gazetë që donte ta botonte për komunitetin e shqiptare që jetonte ne Egjipt. Konica i mençur pavarësisht se e dinte, i drejtohet djalit me këto fjalë : E di or djalë, po e bëre gazetën shumë të madhe do të thonë e ka bërë si çarçaf, po e bëre shumë të vogël do të thonë është treguar dorështrënguar, po e bëre me letër të hollë do thonë s’ka lek, po e dhe me çmim të ulët, do thonë e paguan porta e lartë dhe paguajnë të huajt, kështu që punon për ata. Po ua dhe me çmim të lartë do te akuzojnë si arrogant, kështu ia mbylli Konica ti mor djalë çfarëdo produkti ti japësh do të jetë më i mirë se hiq produkt !” (autori është psikolog i diplomuar nga Bujanoci)
Promovohet libri "Rrënjë dashurie, shkodranët për Kosovën"
Xhaka dhe Shaqiri, ose dinjiteti i emigrantit!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration