Vështrime
Zyra (D)rinore në Bujanoc !
Çfarë imazhi ka zyra për të rinjë në komunën e Bujanocit? Çfarë vlerash ka promovuar apo çfarë të mirash kan transmetuar tek rinia permes kësaj zyre? Sot, rinia është kokëkulur, më shumë i përdorin si një zë më shumë në akuzat ndaj opozitës!
[caption id="attachment_118539" align="alignleft" width="144"] Shkruan: Egzon Lakna[/caption]
Deklaratat e kryetarit të forumit rinor të PD –së, Arbër Pajaziti se ka punësuar 500 të rinjë s'po muj me e kuptu mos e kishte thjesht për zbavitje. A ishte për të qeshur a mos ndoshta ishte për tu brengosur ? Dëgjoja dhe mendoja , qfarë kishte në mëndje ky njeri? Njeri teorik dhe aspak praktik. Një djalë i ri i cili krenohet me "fshatrat e Potemkinit".
Rinia e Bujanocit përballet me një gjendje të rëndë socio-ekonomike , mungesën e perspektivës,papunësin e madhe ,me një arsimim katastrofal .Marrë parasysh këto parametra, mund të themi se situata e të rinjve shqiptarë të komunës së Bujanocit në raport me moshatarët e tyre rajonal dallon si nata me ditën.
Përveç mungesës së këtyre parametrave, pasivitetit dhe mungesës së motivimit për të bërë ndonjë ndryshim në shoqëri , tek të rinjët e komunës së Bujanocit mungon vetëbesimi që buron nga fakti se ata janë ekonomikisht të varur nga prindërit e tyre edhe pasdiplomimit. Humbja e besimit, është mohim i aftësive mundësive, shanseve..
Zyra për të rinjë nuk ka ndonjë plan afatgjatë në zgjidhjen e këtyre problemeve tek të rinjët dhe si të vetmin aktivitet që po e bënë në ngritjen e kapaciteteve të të rinjëve është kursi në gjuhën serbe dhe angleze e që aspak nuk kontribon në vetëdijësimin që “jetën mos ta kthejnë në karrige e karrigen në motiv jetese” dhe nxitjen e aktivizimit për të fituar aftësi të tjera relevante për punësim në të ardhmen.
Është po ajo Zyre e cila u hap me dane u mshel me qelës , është po ajo zyre të cilën e frekuentojn vetëm ata që paguhen , është po ajo zyre në të cilën bëhen dallimet partiake, është po ajo zyre ku nuk shkruhet asnjë projekt në aktivizimin për të fituar aftësi të tjera për punësim në të ardhmen.
Leje që rrallë e gjejmë tëhapur këtë zyre por edhe atëherë kurështë e hapur aty janë militantët partiak që e menaxhojnë e jo profesionistët .
Në këtë zyre do të duhet t'i krijohen hapsira ndihme cdo të riu pa dallime partiake dhe jo të ngurtësojnë vetëm me militantët , sepse nuk shkohet përpara me sistemin e individualitetit por me bashkëpunimin kolektiv.
Siç duket, për pushtetin e Bujanocit më me rendësi është të ruajë pushtetin me partnerët serb, se sa të nisë një iniciativë për përmirësimin e gjendjes së Rinisë.
Të rinjtë e zgjedhur janë vetëm në dispozicion të kryetarit, duhet të ndryshojmë rregullat e kësaj politike, për të pranuar ata që nuk kanë pasur ende mundësinë e të shprehurit por që kanë ide fituese.
Barack Obama në fushatën e tij fituese nuk ka propozuar : “Të shkatërojmë Hillarin", por ai e ka sfiduar atë, duke u munduar të sigurojë përkrahjen dhe besimin e të rinjve .
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!