Zoti ia 'kursen' 6 milionë dinarë Bujanocit (video)
Lokale

Zoti ia 'kursen' 6 milionë dinarë Bujanocit (video)

15.Jan.2014 14:57
0
Moti i cili këtë vit po mbretëron në rajonin tonë ka bërë që disa ndërmarrje të kursejnë mjete nga buxheti i tyre. Moti pa të reshura të borës ka mundësuar që ndërmarrja publike Drejtorati për Ndërtim në Bujanoc të kursejë 6 milionë dinarë. Nga kjo shumë e dedikuar për pastrimin e rrugëve nga bora në komunë të Bujanocit, deri më sot nuk është harxhuar asnjë dinarë. “Nga mjetet e parapara prej 6 milionë dinarëve, deri në këtë moment nuk kemi harxhuar asgjë”, i tha të mërkurën portalit Titulli, drejtori i Drejtoratit për Ndërtim Agim Haliti. Sipas tij, ndërmarrja e kontraktuar për mirëmbajtjen e rrugëve është “Saba Bellça”, e cila në konkursin e hapur ka ofruar çmim më të ulët për pastrimin e rrugëve, mirëpo i njëjti ofertues nuk ka kaluar asnjë orë në terren, pasi nuk kishte borë. “Pasi kontrata parasheh pagesën në bazë të orëve të realizuara në pastrimin e rrugëve, ndërmarrja e kontraktuar nuk është ftuar për të dalë në terren, meqë në komunën tonë nuk kishte rrugë të bllokuara nga bora”, është shprehur Haliti. Për dallim nga dimri i sivjetshëm, në të kaluarin, nga shuma e përgjithshme prej 6 milionë dinarëve për pastrimin e rrugëve nga bora, ishin shpenzuar mbi 1 milion dinarë. Haliti, me këtë rast sqaroi se mjetet e kursyera, pas rebalancit të buxhetit, do të dedikohen në projekte të tjera. Vlen theksuar se para këtyre dy viteve stina e dimrit nuk ishte edhe aq e mëshirshme me këtë rajon. Bora që kishte rënë atë kohë kishte shkaktuar tollovi në komunikacion, derisa në vendet malore trashësia e borësi ishte mbi gjysmë metri./Titulli.com/ http://youtu.be/XM8cxlyDbkM
Preshevari kërcen nga vetura për ti ikur policisë
Bujanoci pjesë e seminarit në Stamboll, Arsimi në Ballkan
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration