Lokale
Preshevari kërcen nga vetura për ti ikur policisë
Duke ikur nga policia, e cila të martën rreth orës 9h ka tentuar që të ndalojë veturën ‘Golf’ me tetë emigrantë në te, drejtuesi i mjetit Ejup.S (20) nga Presheva ka kërcyer nga automjeti në lëvizje.
“Golf-i” me tabela të Vranjës në vendin Katun, në autostradën Nish-Beograd, e ka goditur mburojën e rrugës, mirëpo, asnjë nga gjashtë shtetasit e Sirisë dhe dy të Afganistanit nuk është lënduar, derisa Ejupi është kapur dhe arrestuar, transmeton portali 'Juzne Vesti' njoftimin e policisë së Nishit.
Për shkak të shkeljes së rregullave në trafik, preshevari, drejtues i mjetit, është dënuar me 231.000 dinarë dhe ndalesë në vozitje prej 12 muajve, kurse për dyshimin se ka kryer vepër penale, kalim i paautorizuar i kufirit shtetëror dhe trafikim me qenie njerëzore, i është caktuar mbajtja prej 48 orëve.
Emigrantët në Serbi kishin hyrë pa pasaporta, në mënyrë ilegale përmes Maqedonisë. Dy shtetas të Sirisë do të kërkojnë azil, derisa të tjerëve i është shqiptuar dënimi me nga 10.000 dinarë, të cilën do ta vuajnë me 10 ditë burgim dhe ndalim të hyrjes në Serbi me nga një vit./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!