Bujanoci pjesë e seminarit në Stamboll, Arsimi në Ballkan
Lokale

Bujanoci pjesë e seminarit në Stamboll, Arsimi në Ballkan

15.Jan.2014 10:25
0
Organizata “Vëllazërimi” nga Bujanoci morri pjesë në një seminar trajnues dhe edukativ në Stamboll të Turqisë. Në këtë program ishin të përfshirë 15 mësimdhënës të disa shkollave fillore nga Shkupi  dhe 10 mësimdhënës  nga  komuna e Bujanocit. Qëllimi i këtij programi ishte shkëmbimi i përvojave arsimore, përmirësimi i punës së mësimdhënësit, ecuria e procesit mësimorë në bashkësi multikulturore dhe tejkalimi i sfidave të arsimit në Ballkan. Gokhan Erenoglu, kryetar i Organizatës së Profesorëve dhe Arsimit Ndërkombëtar me seli në Stamboll deklaroi para pjesëmarrësve se duhet trajnuar bartësit e dijës nëpër shkolla në Ballkan në mënyrë që të kemi një kuadër të fort për punë me nxënës. “Jemi të vetëdijshëm për avancimin e teknologjisë, andaj mësimdhënësit duhet të punojmë vazhdimisht që t’i përshtatemi kohës gjatë punës sonë nëpër shkolla dhe t’i ofrojmë nxënësve njohuri adekuate”, tha Gokhan Erenoglu organizatori kryesore i këtij seminari. Ibrahim Rustemi, kryetar i “Vëllazërimi” është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e grupit të mësimdhënësve nga Bujanoci. “Ky është një fillimi i mirë për mësimdhënësit tonë, ne e dimë se shteti i Turqisë po investon shumë në përgatitjen e kuadrove arsimore andaj trajnimet e këtilla do të na ndihmojnë në punën tonë nëpër shkolla”, tha Rustemi. Trajnues në këtë seminar ishin profesorë nga universitete të ndryshme të Stambollit dhe pedagogë të shkollave fillore dhe të mesme. Grupi i mësimdhënësve nga Bujanoci ka prezantuar gjendjen e arsimit shqip në Luginë të Preshevës, kuadri joprofesional,  problemet e zvogëlimit të numrit të nxënësve si dhe mungesa e kushteve për punë praktike. Gentiana Memeti, master i Psikologjisë Klinike njëherit edhe pedagoge në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc ka prezantuar sfidat me të cilat përballet arsimi shqip brenda Republikës së Serbisë. “Problemi kryesorë i arsimit shqip është mungesa e teksteve në gjuhën shqipe, ndikimi i tepruar i politikës lokale në përzgjedhjen e kuadrit arsimorë, përgatitja e dobët e mësimdhënësve dhe mungesa e laboratorëve për drejtime profesionale në shkollat e mesme në Luginë”, theksoi Gentiana Memeti gjatë seminarit në Stamboll. Pjesëmarrësit e seminarit janë pajtuar që krijimi i një urë lidhësve mes mësimdhënësve Ballkanik dhe Turqisë do të ndihmojë dukshëm në përmirësimin dhe përgatitjen e kuadrit arsimorë. Programi i seminarit është realizuar nga 9 deri më 12 janar dhe përveç edukimit pjesëmarrësit kanë vizituar edhe monumentet e larmishme kulturore të pjesën evropian dhe aziatike të Stambollit. “Vëllazërimi” ka një bashkëpunim të ngushtë me Organizatën e Profesorëve dhe Arsimit Ndërkombëtar me seli në Stamboll dhe seminaret e këtilla do të vazhdojnë në të ardhmen dhe do të kontribuojë në edukimin dhe trajnimin e mësimdhënësve të shkollave shqipe në Luginë./Titulli.com/ vellazerimi- stamboll  6 ahmet   vellazerimi- stamboll 11 vellazerimi- stamboll 9 vellazerimi- stamboll 7 vellazerimi- stamboll 5   vellazerimi- stamboll4 vellazerimi- stamboll 3 vellazerimi- stamboll 1 vellazerimi- stamboll 2  
Zoti ia 'kursen' 6 milionë dinarë Bujanocit (video)
“Vatra” çështjen e Luginës e çon në Parlamentin Evropian
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration