Zgjedhjet parlamentare: Presim vendimin e shqiptarëve deri të premten
Lokale

Zgjedhjet parlamentare: Presim vendimin e shqiptarëve deri të premten

04.Feb.2014 10:59
0
Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc  Zoran Stankoviq pret që liderët e partive shqiptare nga jugu i Serbisë do të marrin vendim deri të premten për dalje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Pres që deri të premten definitivisht të merret vendimi dhe që ata të dalin me qëndrim të përbashkët. Deputeti popullore Riza Halimi ka deklaruar qëndrimin e partisë së tijë për dalje në zgjedhje. Pres që liderët tjerë të bëjnë të njëjtën gjë në periudhën e ardhshme”, ka thënë Stankoviq për RTS-së, transmeton Titulli. Ai ka thënë se subjektet kombëtare dhe ato ndërkombëtare, sikur edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë kanë propozuar për dalje në zgjedhje. “Nëse dalin më shumë në numër ata mundë të fitojnë dy deputet, në vend të se një që kanë pasur deri tani. Para se gjithash mendoj se duhet ta kuptojnë se është në interes të tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare”, shtoi Stankoviq.
HELP vazhdon të stimulojë ndërmarrësit e rinj në Bujanoc
Nexhmedin Saqipi, kandidatë për deputetë në Parlamentin e Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration