Lokale
Nexhmedin Saqipi, kandidatë për deputetë në Parlamentin e Serbisë
[caption id="attachment_106677" align="alignleft" width="286"] Nexhmedin Saqipi[/caption]
Shoqëria Civile nga Lugina e Preshevës, i ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për të filluar grumbullimin e nënshkrimeve për Listën zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare në Serbi.
Në bazë të disa konsultimeve, të zhvilluara gjatë këtij vikendi, Shoqëria Civile, ka vendosur të dalë në zgjedhjet parlamentare me “Listën për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi”.
“Shoqëria Civile për bartës të Listës, ka caktuar Nexhmedin Saqipin, veprimtarin e shquar shoqëroro-politik, i cili prej vitesh ka qenë pjesë e proceseve demokratike në Luginë të Preshevë”, thuhet në njoftimin e të kësaj organizate të arritur në redaksinë e portalit Titulli.
Sipas këtij njoftimi, Nexhmedin Saqipi, ka pranuar ofertën e shoqërisë civile, duke e falënderuar për besimin e dhënë, në këto procese shumë të rëndësishme për shoqërinë tonë.
“Vlen të theksohet se Partia për Veprim Demokratik (PVD), për tri mandate rresht e ka pasur postin e deputetit republikan, duke e anashkaluar Bujanocin dhe Medvegjën. Ka ardhur koha për ndryshime, të cilat i sfidon Shoqëria Civile e Luginës së Preshevës, me -Listën për ardhmërinë e shqiptarëve në Serbi-”, njofton shërbimi për informim i Shoqërisë Civile./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!