HELP vazhdon të stimulojë ndërmarrësit e rinj në Bujanoc
Lokale

HELP vazhdon të stimulojë ndërmarrësit e rinj në Bujanoc

04.Feb.2014 13:21
0
Organizata gjermane HELP,  sot në shtëpinë e kulturës ka nënshkruar kontratat me klientët e rinj nga komuna e Bujanocit për përfitimin e pajisjeve të cilët hyjnë në procesin e kryerjes së aktiviteteve të pavarura të biznesit. Në kuadër të projektit “Krijimi i vendeve të reja të punës në jug të Serbisë” kjo organizatë e realizon në bashkëpunim me komunën e Bujanocit dhe vlera e përgjithshme është 92.500 euro nga e cila kontribut i komunës është 13.8350 euro. Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi deklaroi se ky është një projekt që po realizohet për nëntë vite me radhë edhe “Ne falënderojmë organizatën gjermane për bashkëpunimin e deritanishëm që po ndihmon në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Arifi. Përfitues të këtij projekti janë 31 klientë që veprimtarinë tyre do ta ushtrojnë në bujqësi, artizanate të ndryshme dhe shërbime tjera që mundë të sigurojnë të ardhura vetanake. Help bujanocPredrag Raniq, shef i Fondacionit Caritas në Serbi projektin e këtillë e vlerësoi të frytshëm dhe bashkëpunimi mes gjitha subjekteve duhet të vazhdojë. “Qëllimi I këtij projekti është të zvoglohet varfëria në jug të Serbisë, ne e falënderojmë qeverisjen lokale të Bujanocit për bashkëpunim dhe pjesëmarrje të vazhdueshme në realizimin e projekteve tona dhe gjithashtu urojë që përfituesit të punojnë për një jetë më të mirë”, theksoi Raniq. Përmes këtij projekti do të hapen vende të reja të punës për rastet sociale në Bujanoc dhe detyrimet e përfituesve të këtij donacioni janë që pas marrjes së pajisjeve në vlerë mesatare 1500 euro të regjistrojnë bizneset e tyre dhe t’i kthejnë 10 përqind e vlerës së pajisjeve./Titulli.com/  
Ministria, përmes Ambasadës në Beograd, sqaron takimin e Liderëve në Tiranë
Zgjedhjet parlamentare: Presim vendimin e shqiptarëve deri të premten
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration