“Audi” merret për ekzaminim më të detajuar (foto)
Lokale

“Audi” merret për ekzaminim më të detajuar (foto)

24.Oct.2013 11:39
0
(i plotësuar - 23:20) Vetura “Audi” e cila dyshohet të jetë përfshirë në aksidentin me fatalitet, pas hetimit të zhvilluar në Tërnoc prej ekspertëve të ardhur nga Nishi, me ndihmën e kamionit me rimorkiator është bartur për në ekzaminime të mëtutjeshme në objektet e specializuara të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Gjatë aksionit të sotëm nuk ka njoftime për arrestim të ndonjë qytetari të dyshuar për përfshirje në shkeljen me makinën “Audi” të policit Goran Gjorgjeviq./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************************** (i plotësuar - 15:30) Edhe mëtej vazhdojnë hetimet në Tërnoc për të zbardhur rastin e vrasjes së policit Goran Gjorgjeviq. Policia po qëndron në vendin e gjetjes së makinës “Audi” në fshatin Tërnoc, ku po kërkohen gjurmët për të identifikuar autorin e vrasjes së policit serb nga Kërshevica e Bujanocit. Sipas informacioneve që gazetari i Titullit ka marrë në terren, makina e përfshirë në vrasje është gjet në pronën e S.A. në lagjen e Strukarëve, mirëpo deri më tani nuk ka njoftime se a është arrestuar ndonjë i dyshuar. [caption id="attachment_93917" align="aligncenter" width="640"]Foto nga vendi i gjetjes se makines "Audi" Foto nga vendi i gjetjes se makines "Audi"[/caption] Gjithashtu, gazetari ka mësuar se në vendin e ngjarjes, përveç policisë lokale, gjenden edhe ekspertët nga Nishi të cilët po marrin gjurmët për të bërë analizat e ADN-së. Nga fotografitë e bëra në vendin e ngjarjes shihet se policia është duke i vazhduar hetimet, të cilat kanë filluar qysh nga paradita e sotme. Vlen theksuar se gjatë ditës së mërkurë është arrestuar Reshat Bajrami i dyshuar se gjatë kohës së aksidentit ka qenë në ulësen e pasagjerit. Bajramit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve./Titulli.com/ ***************************************************************************************************************************** Makina e markës “Audi” e cila u përfshi në aksidentin e së hënës kur u aksidentua për vdekje polici Goran Gjorgjeviq, është gjetur sot nga pjesëtarët e policisë. Burimet e afërta me policinë i kanë thënë portalit Titulli.com se vetura e përfshirë në aksident është zbuluar sot në orët e paradites. Makina e markës “Audi” është gjet në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit dhe tani njësia e kriminalistikës është duke bërë vëzhgimin e makinës për gjurmët e mbetura. Gjithashtu mësohet se policia është në kërkim të autorit të kësaj vepre, i cili ende është në arrati./Titulli.com/   ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- http://youtu.be/yfahOrUZOB0
BIPBM: Dënon sulmin ndaj policisë multietnike
Materniteti në Preshevë së shpejti nisë fazën e tretë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration