Lokale
BIPBM: Dënon sulmin ndaj policisë multietnike
Bashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), me rastin e incidentit që si rezultat kishte vdekjen e policit multietnik Goran Gjorgjeviq, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes së policit të ndjerë, si dhe Stacionin policor në Bujanoc me rastin e humbjes së kolegut të tyre.
“BIPMB, me indinjatë të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e policit në krye të detyrës, duke kërkuar që në këto çaste të vështira të mbretëroj arsyeja dhe profesionalizmi në zbardhjen e këtij rasti të rëndë dhe nxjerrjen e autorëve të saj para drejtësisë”, thuhet në kumtesën e këtij institucioni fetar.
“Policia multietnike është një e arritur e jona me ndihmën e OSBE-së, e cila duhet të ndihmohet dhe të avancohet e jo të vihet në rrezik jeta e pjesëtarëve të saj, të cilët na garantojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë jetësore”, thuhet mes tjerash në një reagim të BIPMB-së, të nënshkruar nga kryetari i saj Nexhmedin Saqipi.
Që nga dita e ndodhjes së këtij aksidenti me pasojë vdekjen e personit zyrtar, BIPMB është institucioni i parë që ka reaguar e i cili udhëhiqet nga shqiptarët./Titulli.com/
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!