Lokale
Materniteti në Preshevë së shpejti nisë fazën e tretë
Kryetari i Trupit Koordinues, Stankoviq dhe kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa janë takuar për fazën e tretë të maternitetit.
Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq ka vizituar Preshevën në kuadër të së cilës është takuar me kryetarin e komunës lidhur me finalizimin e fazës së dytë të objektit të maternitetit në Preshevë.
Kryetari i komunës, Ragmi Mustafa e ka vlerësuar si mjaftë të frytshëm takimin në të cilën u konfirmua vullneti për përfundimin e maternitetit.
Në kuadër të finalizimit të këtij projekti kapital është paraparë edhe furnizimi me pajisje teknike në bazë të marrëveshjeve që do të kenë Trupi Koordinues,TV B92 dhe programi EU-Progres në kuadër të bashkimit Evropian, raporton Titulli.
Me këtë është nënshkruar marrëveshja për përfundimin e fazës së dytë të punës në vlerën prej 50 milion dinarë, fazë kjo që pritet të përfundojë këto ditë.
Poashtu është diskutuar edhe për fazën finale që kam vlerën prej 390 mijë euro prej të cilave deri më tani janë siguruar 130 mijë euro.
TV B92 me programin EU-Progres kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar maternitetin në Preshevë me mjete materiale, pajisje teknike dhe me përgatitjen profesionale të kuadrove adekuate.
Në këtë takim morën pjesë edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë me bashkëpunëtorët e tij./Titulli.com/
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
http://youtu.be/yfahOrUZOB0
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!