VV përshëndet formimin e Asociacionit të komunave shqiptare
Lokale

VV përshëndet formimin e Asociacionit të komunave shqiptare

12.Sep.2015 17:43
0
Lëvizja Vetëvendosje ka përshëndetur vendimin e komunave shqiptare, Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, për formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare.

Në një komunikatë të VV-së, thuhet shqiptarët në Luginë të Preshevës, kanë të drejtë dhe detyrë që të organizohen dhe veprojnë për vullnetin, interesat dhe nevojat e tyre.

Por, Vetëvendosjes u ka bërë thirrje udhëheqësve të këtyre komunave që ta kundërshtojnë formimin e Asociacionit Komunave Serbe, në Kosovë.

Ja komunikata e plotë e VV-së:

Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (PMB) janë popullsi autoktone që vazhdojnë të jenë të shtypur, diskriminuar e të shfrytëzuar pavarësisht ndërrimit të qeverive në Beograd. Ata kanë të drejtë dhe detyrë që të organizohen dhe veprojnë për vullnetin, interesat dhe nevojat e tyre, për integrim e bashkim me njëri-tjetrin si dhe me Kosovën e Shqipërinë. Prandaj, ne e përshëndesim aktivitetin e tyre të sotshëm.

Mirëpo, PMB nuk do të duhej që ta kopjojnë e imitojnë Beogradin dhe as të kufizohen vetëm te reagimet ndaj tij. Zajednicën në Kosovë nuk e kërkuan serbët e Kosovës por Beogradi i cili do më shumë territor të Kosovës për Serbinë e jo më shumë të drejta për serbët në Kosovë. Prandaj, politikanët shqiptarë në PMB duhet që njëkohësisht ta kundërshtojnë Zajednicën e Vuçiqit me Mustafën në Kosovë e jo ta legjitimojnë atë me pasqyrim kërkese.

Për më tepër, kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, duhet ta tërheq dhe ta shpallë të pavlefshme Zahvalnicën që ia dha Vuçiqit para dy muajsh e të cilën nuk e publikoi asnjëherë se çfarë shkruante aty! Zahvalnica e Ragmi Mustafës për Vuçiqin në Preshevë dhe Zajednica e Isa Mustafës për të njëjtin në Kosovë janë të lidhura.

Përderisa Kosova e Shqipëria si shtete nuk e vendosin reciprocitetin me Serbinë, nuk do të ketë reciprocitet të drejtash e kompetencash në terren te popullsia e pushteti lokal.

Stankoviq: Asnjëherë nuk kishte paralele mes veriut të Kosovës dhe Serbisë jugore
Votimi i Asociacionin, ja çka thanë liderët institucional (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration