Stankoviq: Asnjëherë nuk kishte paralele mes veriut të Kosovës dhe Serbisë jugore
Lokale

Stankoviq: Asnjëherë nuk kishte paralele mes veriut të Kosovës dhe Serbisë jugore

12.Sep.2015 16:42
0
"Qytetarët e Serbisë të nacionalitetit shqiptar gëzojnë dhe do të gëzojnë të gjitha të drejtat të garantuara me Kushtetutë, ligjet dhe konventat ndërkombëtare".

Kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, ka reaguar pas votimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare, në seancën e zhvilluar në Preshevë.

Përmes një kumtese të cilën e transmeton portali informativ Titulli.com, Stankoviq ka bërë me dije politikanëve shqiptarë të Luginës së asnjëherë deri më tani në bisedimet me ndërkombëtarët nuk është bërë paralele në mes të veriut të Kosovës dhe Serbisë jugore. 

“Pjesëmarrësit në mbledhjen e sotme janë të njohur me faktin se asnjëherë deri më tani në bisedimet në Bruksel, si dhe institucionet tjera ndërkombëtare, nuk është bërë paralele në mes të veriut të Kosovës dhe Metohisë dhe tre komunave në Serbinë jugore dhe qendrore. Gjithashtu, shqiptarët nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në asnjë rast nuk kanë qenë temë e këtyre bisedimeve”.

Stankoviq shpreson që në periudhën e ardhshme do të mbizotërojë arsye e kuptimit, përgjegjësia politike dhe pjekuria, dhe se partitë politike në zgjedhjet e ardhshme lokale do të paraqiten me plane dhe propozime përmes të cilave do të përmirësohej jeta dhe puna e të gjithë qytetarëve, dhe jo vetëm një pjese të vogël njerëzish. 

“Është e nevojshme që të theksojë se disa parti politike nga jugu i Serbisë kanë treguar seriozitet dhe pjekuri dhe nuk kanë marrë pjesë në këtë ngjarje”, thotë kryetari i TK-së.

Stankoviq përfundon se Trupi Koordinues i për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë edhe matej do të zhvillojë aktivitetin e tij në përputhje me politikën e Qeverisë së Republikës së Serbisë. /Titulli.com/

Romin nga Bujanoci, Bashkësia Islame e dërgon falas në Haxh (Foto)
VV përshëndet formimin e Asociacionit të komunave shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration