Votimi i Asociacionin, ja çka thanë liderët institucional (Foto & Video)
Në godinën e Komunës së Preshevës, 43 këshilltarë shqiptarë zhvilluan seancën e Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës ku votuan për themelimin e Asociacionit.Vendimi u morr unanimisht nga të pranishmit, përderisa arsyet për të votuar këtë asociacion i dhanë drejtuesit e institucioneve në komunat Bujanoc dhe Preshevë, respektivisht pesë drejtuesit e subjekteve politike në Luginë të Preshevës, tre nga Presheva dhe dy nga Bujanoci.
Më poshtë mund të shihni momentet kryesore të zhvillimit të seancës së Kuvendit të Këshilltarëve Shqiptarë dhe fjalimet e spektrit politik, në të cilën u dha pëlqimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë shqiptare të Luginës. /Titulli.com/