Vuçiq: Edhe një vit do të përfundojë autostrada prej Preshevës deri në Suboticë dhe Shid
Është përuruar edhe një pjesë e autostradës në Korridorin 10. Segmenti me gjatësi 5.6 kilometra prej fshatit Grabovnicë të komunës së Leskocit deri në Gërdelicë është hapur solemnisht në praninë e kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton jugmedia, transmeton Titulli.com.“Kjo po duket si në Zvicër, si pistë. Nuk mund të fsheh gëzimin tim”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar që “edhe një vit do të kemi të përfunduar autostradën prej Preshevës deri në Suboticë dhe deri në Shid”.
Në pjesën e përuruar të autostradës me gjatësi 5.6 kilometra janë investuar 23.8 milionë euro, ndërsa kryerës i punëve ishte kompanie greke “Terna”.
Në ndërtimin e kësaj pjese të autostradës kanë marrë pjesë 49 nënkryerës nga Serbia me mbi 400 punëtorë./Titulli.com/