Kamberi: Lufta për pushtet lokal po ndan shqiptarët e Luginës
Lufta dhe lakmia për pushtet kanë ndikuar që liderët e partitive politike shqiptare në Luginën e Preshevës të mos bashkohen në zgjedhjet e 24 prillit, të cilat do të mbahen në Serbi.Kështu ka deklaruar në intervistën dhënë për “Zërin” Belgzim Kamberi, kryetar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Luginën e Preshevës, transmeton Titulli.com.
Ai kërkoi më shumë angazhim nga Tirana dhe Prishtina për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore.
Kamberi foli edhe për marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, e në veçanti për Marrëveshjen e Diplomave, e cila, sipas tij, akoma nuk ka filluar të zbatohet, përcjell Titulli.com.
Ndërsa sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, Kamberi ka thënë se kjo shpërfaq më së miri faktin se Kosova nuk është Republikë sovrane./zëri.info/