Në Rrethin e Pçinjës 57 lista zgjedhore, në Bujanoc  295 kandidatë për 41 vende në kuvendin lokal
Lokale

Në Rrethin e Pçinjës 57 lista zgjedhore, në Bujanoc 295 kandidatë për 41 vende në kuvendin lokal

13.Apr.2016 14:45
0
Në Rrethin e Pçinjës janë shpallur gjithsej 57 lista zgjedhore, në Bujanoc 295 kandidatë do të konkurrojnë për 41 vende në parlamentin lokal. Në shtatë komunat e Rrethit të Pçinjës për zgjedhje lokale janë paraqitur me lista zgjedhore gjithsej 57 parti, koalicione dhe grupe të qytetarëve, njofton juznevesti, transmeton Titulli.com.

Më së shumti lista janë shpallur në Vladiçin Han, gjithsej 11, ndërsa më së paku, vetëm tre lista do të garojnë në Bosilegrad.

Pas Vladiçin Hanit vjen Bujanoci, me gjithsej 10 lista të certifikuara, ku për 41 vende sa ka Kuvendi Komunal i Bujanocit do ta garojnë 295 kandidatë.

Në Preshevë janë shpallur tetë lista zgjedhore me 225 kandidatë për këshilltarë të kuvendit komunal, i cili numëron 39 këshilltarë, njofton Titulli.com.

Në Vranjë janë certifikuar nëntë lista me gjithsej 469 kandidatë për këshilltarë të kuvendit të qytetit, në komunën e Bosilegradit do të garojnë tre lista zgjedhore, ndërsa në komunën e Tërgovishtës jan certifikuar katër lista zgjedhore./Titulli.com/ 

Vuçiq: Edhe një vit do të përfundojë autostrada prej Preshevës deri në Suboticë dhe Shid
PVD-UDSH në Bujanoc: Dy mijë vendet e punës të premtuara nga pushteti aktual ishin mashtrim (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration