Vuçiç viziton Bujanocin, ja agjenda e tij?!
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sot pritet ta vizitojë Bujanocin si pjesë e fushatës “E ardhmja e Serbisë”, gjatë së cilës ai dëshiron t’i paraqesë rezultatet e Qeverisë aktuale dhe të bisedojë me qytetarët, njoftuan mediat lokale.
Mësohet se presidenti serb gjatë qëndrimit në Bujanoc do ta vizitojë repartin e kompanisë JUMKO ku janë të punësuar rreth 110 persona që këto ditëve ka mbushur një vit nga fillimi i funksionimit. Vuçiç ka paralajmëruar se fushatën gjatë së cilës ai planifikon të vizitojë të 29 rrethet administrative, do të fillojë me rrethin e Pçinjës.