Arifi: Gjykata në Preshevë brenda pak javësh rifillon punën
Gjykata rifillon punën në Preshevë brenda javësh, këtë e ka konfirmuar për portalin preshevacom , kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Sipas tijë çështja e gjykatës tani më shtë çështje e kryer. Ministria e drejtësisë ka sjellur vendimin që të hapet njësia e Gjykatës në Preshevë e cila mundëson që brenda tri apo katër ditë në javë qytetarët tanë të kryejnë lëndët e tyre apo kërkesat në Preshevë duke mos udhëtuar në Bujanoc e Vranjë.
Vlen të përmendet se tani e tutje kjo nuk do të jetë Gjykatë e pavarur siç ka qenë më herët por është njësi e cila i plotëson kushtet dhe u mundëson qytetarëve të bëjnë shërbimet e tyre. Gjatë këtyre ditëve kryetari Arifi ka potencuar se janë duke u bërë parapërgatitjet teknike lidhur me furnizimin me inventarë adekuat në hapësirat e njësisë së Gjykatës në Preshevë. Për këtë çështje edhe pushteti lokal ka shprehur gadishmëri që të financojë me mjete materiale me qëllim të rifillimit sa më shpejtë të këtijë istitucioni që ka të bëjë me drejtësinë ligjore.