Vranja me fabrikën që iku nga Bujanoci
Lokale

Vranja me fabrikën që iku nga Bujanoci

10.Jan.2014 11:36
0
Kanë filluar punimet për nivelizimin e terrenit në Zonën e Sigurisë në Bunushevc të Vranjës, me ç’rast do të formoheshin kushtet për ndërtimin e fabrikës së markës së njohur italiane për prodhim të këpucëve “Geox”. Kryetari i Vranjës Zoran Antiq i ka thënë mediave serbe se investimi i “Geox” është njëri prej investimeve më të rëndësishme në dekadën e fundit, jo vetëm për Vranjë por edhe për të gjithë jugun e Serbisë. “Me këtë projekt krijohet një seri e ciklit të investimeve me efekt të rritjes ekonomike dhe punësimit”, është shprehur Antiq. [caption id="attachment_102169" align="aligncenter" width="440"]Kryetari i Vranjës Zoran Antiq gjatë vizitës në vendin që po përgaditet për fabrikën italiane "Geox" Kryetari i Vranjës Zoran Antiq gjatë vizitës në vendin që po përgaditet për fabrikën italiane "Geox"[/caption] Vlen theksuar se kompania italiane “Geox” këtë investim kishte paraparë ta bënte në komunë të Bujanocit, me ç’rast disa herë gjatë vitit 2012 dhe në fillim të vitit 2013 kishte kontaktuar udhëheqësinë e kësaj komune për të kryer investimin. Siç ka mësuar Titulli nga zyrtarët e administratës në Bujanoc, investitori italian në momentin e fundit kishte vendosur që këtë investim ta bartë në komunën e Vranjës, pasi investimin e tij preferonte ta bënte në një vend me siguri më të madhe. Në kohën që kompania italiane e këpucëve “Geox” interesohej për të hapë fabrikë në Bujanoc, në Luginë zhvilloheshin protestat e shqiptarëve pas heqjes së pllakës përkujtimore të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës./Titulli.com/
Halimi kërkon fond për Luginën
Beqiri dhe Kamberi takohen me kryetarin e Kamenicës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration