Beqiri dhe Kamberi takohen me kryetarin e Kamenicës
Bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe Luginës së Preshevës, ishin temë diskutimi mes kryetarit të të sapozgjedhur të Kamenicës, Begzad Sinani dhe përfaqësuesve nga Lugina
Në këtë takim, u tha se Kamenica do të bashkërendojë aktivitetet me Luginën, duke marrë parasysh që komuna jonë kufizohet me pjesën e saj.
Në këtë mënyrë, u premtua se do të krijohen mundësi më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Në takim nga Lugina mori pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Galip Beqiri si dhe ish kryetari komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, raporton rajonipress.Sinani e ka çmuar vizitën e liderëve të Luginës dhe ka thënë se lidhjet vëllazërore dhe zhvillimi ekonomik e kulturor me komunat e Luginës do të jenë prioritet i tij dhe i qeverisjes komunale.
“Ne kemi shumë arsye që të jemi bashkë në festat e zhvillime tjera politike, kulturore, ekonomike e informuese. Lugina do të jetë e pranishme në fushën tonë dhe me të gjitha mundësit ne do të jemi në dispozicionin tuaj” ka shtuar Sinani./Titulli.com/